AMBIENT ZYRASH PËR SHITJE RRUGA E KOSOVARËVE

Kontaktoni shitësin për çmimin
Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Ofrohet për shitje një ambient zyrash te Rruga e Kosovareve, i pozicionuar në katin e dytë të një godine biznesi, me organizim open space dhe potencial të lartë shfrytëzimi. Me një sipërfaqe neto prej 349.2 m² dhe sipërfaqe bruto prej 402.8 m², prona ofron hapësirë të bollshme dhe fleksibilitet për organizimin e një ambienti modern pune, të përshtatur sipas nevojave të aktivitetit tuaj. Organizimi open space mundëson shfrytëzim efikas të hapësirës, ndërsa ekziston mundësia e ndarjes në dy zyra të veçanta, duke e bërë pronën të përshtatshme si për kompani që kërkojnë ambiente të dedikuara pune, ashtu edhe për investitorë që synojnë ta shfrytëzojnë përmes dhënies me qira. Orientimi jug dhe pamja e lirë sigurojnë ndriçim natyral dhe krijojnë një atmosferë të këndshme për zhvillimin e aktivitetit të përditshëm profesional. Karakteristikat e pronës Sipërfaqe neto: 349.2 m² Sipërfaqe bruto: 402.8 m² Pozicionimi: Kati +2 Organizimi: Zyra open space Tualete: 4 Mundësi ndarjeje: Në dy zyra të veçanta Orientimi: Jug Pamja: E lirë, me ndriçim natyral Mundësi e mirë investimi Falë sipërfaqes, organizimit fleksibël dhe mundësisë së ndarjes në dy njësi, kjo pronë përfaqëson një mundësi të mirë investimi, me potencial për shfrytëzim nga biznese të ndryshme ose për krijimin e të ardhurave përmes qiradhënies. Për më shumë informacion mbi pronën dhe çmimin e shitjes, si dhe për të organizuar një vizitë, ju lutemi të na kontaktoni.
Kontakto
Lindita Curri
Analizë tregu
ShitjeTregu në Tiranë
56 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Mediana lokale
2 295 EUR/m²
900 000 EUR medianë
Interval tipik
1 700-2 880
EUR/m² · 25-75%
Aktivitet
4
shpallje të reja në 30 ditë
