AMBJENT MULTIFUKSIONAL 2 KATE, 537 m2 - PER QIRA NE PASKUQAN! IDEALE PER KLINIKA, HOTEL, BANKA!

Të tjeraTiranë537
Bild 1
1 / 5
5 000 EUR

Hartë / Karta

Duke kërkuar hartën...
Hap në Maps
Paskuqan, Tiranë, Tiranë

Fakte

Lloj i pronësTë tjera
Sipërfaqe537 m²
AdresëPaskuqan, Tiranë, Tiranë
Çmimi
5 000 €

Përshkrim

Ofrohet për qira ambient multifunksional 2-katësh, i pozicionuar buzë rrugës kryesore, në një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë të Tiranës. Një pronë premium me fasadë të gjerë xhami "corner", ekspozim maksimal dhe akses të shkëlqyer, ideale për biznese që kërkojnë një adresë prestigjioze dhe funksionale. Organizimi i objektit: Kati përdhe (Kati 0) – 110 m² Ambient open space. 2 tualete. Depo. Fasadë e madhe xhami "corner", buzë rrugës kryesore, që garanton dukshmëri të lartë dhe akses të drejtpërdrejtë. Kati i parë – 427 m² 11 ambiente të organizuara. Çdo ambient disponon tualet, ballkon dhe ndriçim natyral. Planimetri funksionale që mund të përshtatet sipas nevojave të aktivitetit. Të dhëna mbi pronën: Sipërfaqe kati përdhe: 110 m². Sipërfaqe kati i parë: 427 m². Sipërfaqe totale: 537 m². Prona disponon certifikatë pronësie. 6 poste parkimi private, në shërbim të objektit. Ideale për klinika dentare dhe mjekësore Organizimi i pronës me 11 ambiente të ndara, secila me tualet, ballkon dhe ndriçim natyral, e bën këtë objekt veçanërisht të përshtatshëm për: ✅ Qendër dentare / Dental Hospital; ✅ 500+ m² Open Space; ✅ Mundësi ndarje në kate ose departamente; ✅ Fasadë e madhe për branding; ✅ Parkim i dedikuar; ✅ Shumë pranë Unazës së Madhe; ✅ Akses i shpejtë nga gjithë Tirana; ✅ Ideal për laborator dentar, kirurgji orale, implantologji dhe dental tourism! Po ashtu, prona është një zgjedhje ideale edhe për: Banka dhe institucione financiare. Zyra kompanish. Qendra trajnimi ose institucione arsimore. Hotel, hostel ose struktura akomoduese. Çdo aktivitet tjetër që kërkon hapësira funksionale dhe një pozicion strategjik. Vendndodhja pranë Unazës së Madhe dhe Bulevardit të Ri ofron lidhje të shpejtë me qendrën e Tiranës, si edhe hyrje dhe dalje të lehtë nga qyteti. Zona është në zhvillim të vazhdueshëm, duke e bërë këtë pronë një investim të sigurt dhe një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e biznesit tuaj. Vlera e qirasë: 500,000 All / muaj. Bashkëlidhur gjenden projekti ilustrues, fotot reale dhe planimetritë përkatëse. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.

Kontakto

Gertjana Lutaj

Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank

Raiffeisen bank

Rekomanduar

Apliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi

Analizë tregu

Shitje

Tregu në Tiranë

19 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi

Trend +2%

Mediana lokale

997 EUR/m²

570 000 EUR medianë

Interval tipik

533-2 227

EUR/m² · 25-75%

Aktivitet

3

shpallje të reja në 30 ditë

4921 0021 511pri 26maj 26qer 26kor 26gus 26sht 26
Medianë EUR/m²16 mostra mujore
Bazuar në shpallje aktive me çmim dhe m². Nuk është çmim final shitjeje.Përditësuar 19 gush 2026

Të rekomanduara për ty