Apartament 1+1 në shitje – Vijë e parë me detin | Radhimë

ApartamentVlorë66
Bild 1
1 / 5
175 000 EUR

Hartë / Karta

Duke kërkuar hartën...
Hap në Maps
Rradhimë, Vlorë, Vlorë

Fakte

Lloj i pronësApartament
Sipërfaqe66 m²
Dhoma1
AdresëRradhimë, Vlorë, Vlorë
Çmimi
175 000 €

Përshkrim

Ofrohet për shitje një apartament elegant 1+1, i pozicionuar në një nga komplekset rezidenciale më të qeta dhe të mirëadministruara të Radhimës, me dalje direkte në plazhin e kristaltë me gurë të zonës. Prona ka një sipërfaqe prej 56.7 m² neto dhe 66 m² bruto, ndodhet në katin e parë nga toka dhe gëzon orientim perëndimor, duke ofruar ndriçim natyral gjatë gjithë pasdites dhe një pamje relaksuese nga deti. Apartamenti është organizuar në mënyrë funksionale me korridor shpërndarës, ambient ndenjeje së bashku me këndin e gatimit, një dhomë gjumi komode, tualet dhe verandë të aksesueshme si nga salloni ashtu edhe nga dhoma e gjumit. Prona është projektuar nga arkitekt dhe është mobiluar me standarde cilësore gjatë pranverës së vitit 2025, duke krijuar një ambient modern, praktik dhe mikpritës. Kompleksi rezidencial është i përbërë nga godina 4-katëshe, të integruara harmonikisht në natyrë, me oborre private, ambiente të gjelbëruara dhe një zonë të rrethuar me pemë agrumesh dhe ullinjsh, duke garantuar privatësi dhe qetësi maksimale gjatë gjithë vitit. Rezidenca funksionon me koncept miks rezidencial dhe hotelerie, duke ofruar mirëmbajtje profesionale dhe komoditet të lartë për banorët. Tarifa e mirëmbajtjes prej 800 €/vit përfshin: * Parkim të dedikuar * Përdorimin e pishinës së kompleksit * Një çadër plazhi me dy shezllone gjatë sezonit turistik * Mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta Falë pozicionimit unik buzë detit, atmosferës së qetë dhe potencialit të lartë për qira turistike, kjo pronë përfaqëson një mundësi ideale si rezidencë pushimi, banim gjatë gjithë vitit ose investim afatgjatë në një nga zonat më të kërkuara të Rivierës Shqiptare. Per me shume informacion ose vizite ne prone ju lutem na kontaktoni!

Kontakto

Viola Malaj

Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank

Raiffeisen bank

Rekomanduar

Apliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi

Analizë tregu

Shitje

Tregu në Vlorë

320 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi

Trend +19%

Kjo pronë

2 652 EUR/m²

0% · Në linjë me tregun

Mediana lokale

2 648 EUR/m²

190 000 EUR medianë

Interval tipik

2 045-3 220

EUR/m² · 25-75%

2 2802 7233 165pri 26maj 26qer 26kor 26gus 26sht 26
Medianë EUR/m²297 mostra mujore
Bazuar në shpallje aktive me çmim dhe m². Nuk është çmim final shitjeje.Përditësuar 7 sht 2026

Të rekomanduara për ty