APARTAMENT EKSKLUZIV 2+1+2 PËR SHITJE, TEK ISH-EKSPOZITA

Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Apartament ekskluziv 2+1+2 me sipërfaqe neto 140 m² dhe sipërfaqe bruto 147 m², i pozicionuar në një nga adresat më të preferuara të qytetit, tek Ish-Ekspozita, në katin e 8-të të një pallati 13-katësh me ashensor. Prona ofron pamje tërësisht të lirë dhe panoramike, si dhe ndriçim natyral maksimal gjatë gjithë ditës. Hyrja të mirëpret me një holl elegant, i cili lidhet me një korridor të gjerë që organizon në mënyrë perfekte të gjitha ambientet, duke garantuar privatësi dhe komoditet maksimal. Salloni është i bollshëm dhe shumë i ndriçuar, me dalje në një ballkon shumë të madh, ideal për relaks dhe qetësi. Kuzhina është e veçuar, me dritare, duke siguruar ajrosje natyrale dhe funksionalitet të lartë. Apartamenti përbëhet nga dy dhoma gjumi të veçuara, ku dhoma matrimoniale disponon tualet privat me dritare, si dhe dy tualete në total. Gjithashtu, prona ka në përbërje edhe depo, një element shumë praktik. Fillimisht apartamenti ka qenë 3+1 dhe struktura e tij lejon rikthimin lehtësisht në planimetrinë origjinale, sipas nevojave. Certifikata e pronësisë është në proces dhe del shumë shpejt. Një apartament premium, që kombinon sipërfaqe të madhe, ndriçim, pamje të hapur dhe një lokacion fantastik, ideal për një stil jetese komod dhe cilësor. Per me shume informacion apo nje vizite ne prone na kontaktoni!
Kontakto
Elizabeta Hoxha
Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank
RekomanduarApliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi
Analizë tregu
ShitjeTregu në Tiranë
894 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Kjo pronë
2 585 EUR/m²
2 585EUR/m²
+39% · Mbi medianën lokale
Mediana lokale
1 855 EUR/m²
1 855EUR/m²
227 000 EUR medianë
Interval tipik
1 500-2 398
1 500-2 398
EUR/m² · 25-75%





