Apartament Premium Luxury + Post Parkimi në Shitje | Ambasador 3

Kontaktoni shitësin për çmimin
Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Ofrohet për shitje apartament në Rezidencën Ambasador 3, një adresë që përfaqëson stilin e jetesës. INTERIOR I SOFISTIKUAR | CONTEMPORARY LUXURY Apartamenti është konceptuar me një estetikë të pastër, elegante dhe bashkëkohore, ku çdo element është zgjedhur për të krijuar një atmosferë të rafinuar dhe të përjetshme. Sipërfaqet në tonalitete neutrale, elementët e drurit te arres, detajet e zeza dhe ndriçimi ambiental krijojnë një kombinim karakteristik të luxury minimalism. ZONA LIVING & DINING Një ambient elegant dhe të kuruar, ideal si për jetën e përditshme, ashtu edhe për pritje dhe evente private. Kuzhina është realizuar si një hapësirë moderne dhe funksionale, me ishull qendror, sipërfaqe premium, pajisje të integruara dhe kompozim minimalist, duke u integruar natyrshëm me ambientin e përbashkët të ditës. MASTER BEDROOM | WALK-IN WARDROBE Dhoma master është konceptuar si një private retreat, me një atmosferë të qetë, elegante dhe intime, në harmoni të plotë me stilin bashkëkohor të apartamentit. Një nga elementët dallues është garderoba e dedikuar walk-in, e projektuar për të ofruar hapësirë të bollshme organizimi dhe një eksperiencë të nivelit të lartë në përdorimin e përditshëm. TUALETI MASTER | PRIVATE SPA Një nga karakteristikat më të veçanta të apartamentit është koncepti i tualetit master. Veshja me mermer me damarë natyralë, vaskë freestanding, dush me ndarje xhami dhe elementë modernë metalikë krijojnë një hapësirë të tipit boutique-hotel. Një ambient i menduar jo thjesht për funksionalitet, por për një eksperiencë të përditshme relaksi dhe mirëqenieje. POST PARKIMI PRIVAT Në çmim përfshihet edhe një post parkimi në parkimin nëntokësor të rezidencës. PRIVATE VIEWING Për shkak të natyrës private të pronës, detajet vizuale dhe prezantimi i plotë i apartamentit ofrohen ekskluzivisht gjatë një vizite private, për klientë të kualifikuar.
Kontakto
Century 21 West
Analizë tregu
ShitjeTregu në Tiranë
725 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Mediana lokale
1 693 EUR/m²
194 700 EUR medianë
Interval tipik
1 467-2 160
EUR/m² · 25-75%
Aktivitet
321
shpallje të reja në 30 ditë
