Banesë me 2 dhoma gjumi me qira në lagjen Marigona Hill

Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Banesa gjendet në lagjen “Marigona Hill”, në afërsi të Liqenit të Badovcit dhe Parkut të Gërmisë, një lokacion që ndërthur jetesën moderne me afërsinë me natyrën. Lagjja ofron ambient të qetë për banim, me hapësira të gjelbra, shtigje ecjeje, fusha sportive dhe kënde lojërash për fëmijë. Banesa ka orientim në jug–lindje, që mundëson ndriçim të mirë natyral gjatë paradites. Ka sipërfaqe totale prej 135.52m2, prej të cilave 98.18m2 janë hapësirë banimi dhe 37.34m2 janë terasë. Veçohet nga terasat e mëdha që e rrethojnë dhe posedon ngrohje qendrore me pompë termike. Mirëmbajtja e rregullt dhe siguria e lartë e lagjes e plotësojnë komoditetin për banorët. 1 garazhë është i përfshirë në çmimin e qirasë! Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 2 Dhoma gjumi | 1 Banjo | 1 Tualet | 1 Terasë (37.34m2) | 1 Depo | 1 Garazhë (të përfshira në çmim)
Kontakto
Barlet Bajra
Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank
RekomanduarApliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi
Analizë tregu
QiraTregu në Prishtinë
247 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Kjo pronë
10 EUR/m²/muaj
+67% · Mbi medianën lokale
Mediana lokale
6 EUR/m²/muaj
600 EUR/muaj medianë
Interval tipik
5-8
EUR/m²/muaj · 25-75%





