Banesë me 2 dhoma gjumi me qira në lagjen Tophane

Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Banesa gjendet në lagjen Tophane, brenda kompleksit banesor “Orhidea” të ndërtuar nga kompania “Flux”, e njohur për cilësinë e lartë të ndërtimit dhe përkushtimin ndaj detajeve. Me një sipërfaqe prej 96m², kjo banesë ofron hapësirë të rehatshme dhe funksionale, të përshtatshme për jetesë familjare.Kompleksi “Orhidea” shtrihet në një ambient të gjelbëruar, ku mbi 75% e hapësirës është dedikuar për gjelbërim dhe hapësira të lira, duke krijuar një atmosferë të qetë dhe të shëndetshme për banorët.Pozita e banesës është shumë e favorshme: vetëm disa minuta në këmbë nga Shkolla Fillore “Meto Bajraktari”, Qendra e Mjekësisë Familjare, trafiku urban dhe qendra e qytetit, duke e bërë qasjen në çdo shërbim tepër të lehtë.Banesa është e pajisur me sistem ngrohjeje qendrore me kaldajë elektrike dhe ngrohje nën dysheme, ndërsa orientimi Veri–Perëndim siguron ndriçim natyral dhe komfort gjatë gjithë ditës. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 2 Dhomë gjumi | 1 Ballkon | 1 Banjo | 1 Tualet
Kontakto
Shqiprim Pllana
Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank
RekomanduarApliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi
Analizë tregu
QiraTregu në Prishtinë
399 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Kjo pronë
7 EUR/m²/muaj
+17% · Mbi medianën lokale
Mediana lokale
6 EUR/m²/muaj
450 EUR/muaj medianë
Interval tipik
5-7
EUR/m²/muaj · 25-75%





