Banesë me 2 dhoma gjumi në shitje në Qendër

ApartamentPrishtinë80 m²
Bild 1
1 / 5
250 000 EUR

Hartë / Karta

Duke kërkuar hartën...
Hap në Maps
Qender, Prishtinë

Fakte

Lloj i pronësApartament
Sipërfaqe80 m²
Dhoma2
AdresëQender, Prishtinë
Çmimi
250 000 €

Përshkrim

Banesa gjendet në Qendër të Prishtinës, në sheshin “Edit Durham”, përballë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Ky lokacion përfaqëson një nga zonat më të frekuentuara dhe më të rëndësishme të kryeqytetit, duke e bërë pronën një lokacion të veçantë dhe prestigjiozë për banim apo zhvillimin e aktiviteteve biznesore. Pozita e saj është veçanërisht strategjike falë lidhjes së drejtpërdrejtë me sheshin e qytetit, Pallatin e Rinisë, rrugën "Garibaldi" dhe institucionet kryesore shtetërore, duke mundësuar qasje të shpejtë dhe të lehtë nga të gjitha drejtimet e qytetit. Prania e institucioneve, bizneseve, shërbimeve dhe hapësirave publike në afërsi e rrit edhe më tej vlerën e kësaj banese. Banesa ka një sipërfaqe prej 66.7m2 në fletë poseduese kurse faktike ka 80m2, është tërësisht e renovuar, duke ofruar një ambient modern, të rregulluar dhe të gatshëm për shfrytëzim të menjëhershëm. Sistemin e ngrohjes e ka te lidhur me rrjetin e qytetit Termokos, ndërsa ka orientimi Jug - Perëndim siguron ndriçim të mirë natyral gjatë ditës.*Banesa ka fletë poseduese Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë | 2 Dhomë gjumi | 2 Ballkona | 1 Banjo | 1 Tualet | 2 Depo

Kontakto

Shqiprim Pllana

Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank

Raiffeisen bank

Rekomanduar

Apliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi

Analizë tregu

Shitje

Tregu në Prishtinë

392 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi

Trend 0%

Kjo pronë

3 125 EUR/m²

+108% · Mbi medianën lokale

Mediana lokale

1 500 EUR/m²

131 100 EUR medianë

Interval tipik

1 297-1 847

EUR/m² · 25-75%

1 3121 5371 762maj 26qer 26kor 26gus 26sht 26tet 26
Medianë EUR/m²387 mostra mujore
Bazuar në shpallje aktive me çmim dhe m². Nuk është çmim final shitjeje.Përditësuar 20 tet 2026

Të rekomanduara për ty