Banesë me 3 dhoma gjumi në shitje në lagjen Bregu i Diellit

Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Banesa gjendet në lagjen Bregu i Diellit, në një lokacion shumë të favorshëm ku ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetë të rehatshme, duke përfshirë shkollën fillore, kopshtin, ambulantën, trafikun urban dhe shërbime të tjera të rëndësishme brenda një distance shumë të afërt. Përreth kompleksit ka dhe hapësira gjelbërimi, karakteristike për lagjen e banesave të kuqe, që e bëjnë zonën ideale për familjarë dhe për një stil jetese më të qetë. Banesa ka 96m² në fletë poseduese, ngrohja qendrore është me Termokos që siguron komoditet të lartë dhe shpenzime minimale gjatë sezonit të dimrit. Banesa po ashtu mund të përdoret edhe si zyre pasi që aktualisht është e lëshuar me qira për një organizatë jo qeveritare. Orientimi i banesës nga lindja mundëson ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe një ambient të ngrohtë e të këndshëm. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 3 Dhoma gjumi | 1 Banjo | 1 Tualet | 2 Ballkona
Kontakto
Barlet Bajra
Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank
RekomanduarApliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi
Analizë tregu
ShitjeTregu në Prishtinë
453 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Kjo pronë
2 478 EUR/m²
+71% · Mbi medianën lokale
Mediana lokale
1 451 EUR/m²
154 000 EUR medianë
Interval tipik
1 250-1 950
EUR/m² · 25-75%





