Duplex Penthouse 290m2 në shitje në lagjen Aktash – Prishtina Stars

Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Ky duplex penthouse i veçantë ndodhet në lagjen Aktash, në kompleksin “Prishtina Stars” në rrugën “Lordi Bajron” i cili gjendet në një lokacion me qasje të menjëhershme në të gjitha shërbimet e nevojshme për jetesë, duke kombinuar komoditetin urban me një standard të lartë banimi. Me një sipërfaqe të brendshme prej 160m² dhe një terasë prej 130m², kjo pronë ofron hapësirë të bollshme për jetesë dhe relaksim. Tarraca e madhe është ideale për organizime familjare apo thjesht për të shijuar pamjet mbi qytet. Orientimi Veri–Lindje siguron ndriçim natyral dhe atmosferë të këndshme gjatë gjithë ditës, ndërsa sistemi i ngrohjes qendrore me Termokos garanton komoditet gjatë stinës së dimrit. Kombinimi i vendndodhjes elitare, sipërfaqes së bollshme dhe cilësisë së lartë e bën këtë penthouse një nga pronat më atraktive në qendër të kryeqytetit. Banesa ka këtë renditje: - Kati 1-rë | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 2 Banjo | 1 Tualet | 3 Dhoma gjumi (njëra master badroom) - Kati 2-të | 1 Dhomë gjumi | 1 Terasë (130m2)
Kontakto
Shqiprim Pllana
Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank
RekomanduarApliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi
Analizë tregu
ShitjeTregu në Prishtinë
57 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Kjo pronë
2 069 EUR/m²
+48% · Mbi medianën lokale
Mediana lokale
1 401 EUR/m²
336 000 EUR medianë
Interval tipik
1 162-1 504
EUR/m² · 25-75%





