GARSONIERE MODERNE PËR SHITJE – ALI DEMI, TIRANË

Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, në Rrugën Ali Demi, vetëm rreth 100 metra nga Shkolla “Kushtrimi i Lirisë”, ofrohet për shitje një garsoniere moderne me sipërfaqe 34.5 m², ideale për banim, investim ose aktivitet Airbnb. Prona ndodhet në katin e dytë, në një pallat ekzistues, mbi njësi shërbimi, dhe është rikonstruktuar totalisht, duke filluar që nga ambientet e përbashkëta dhe shkallët e hyrjes. Garsonieria është organizuar në një ambient open-space, funksional dhe i mirëshfrytëzuar, dhe shitet e mobiluar komplet me mobilim bashkëkohor, duke qenë e gatshme për banim të menjëhershëm. Karakteristikat: Sipërfaqe: 34.5 m² Kati: 2 Ambient open-space Mobilim modern dhe funksional Kondicioner Wi-Fi Kuzhinë moderne me të gjitha pajisjet e reja Tualet me dritare për ajrim natyral Tharëse dhe pajisje të tjera elektroshtëpiake Fshesë me korent dhe pajisje të tjera të nevojshme Parkim i lirë në hapësirat përpara pallatit Certifikatë pronësie / Hipotekë Prona është e sapo rivlerësuar INVESTIM I SIGURT Një avantazh i rëndësishëm i kësaj prone është se aktualisht është e dhënë me qira me vlerën 400 € / muaj, duke e bërë një mundësi interesante për investitorët që kërkojnë një pronë me të ardhura të menjëhershme nga qiraja. Me pozicionin strategjik pranë shkollës, shërbimeve, transportit dhe infrastrukturës urbane, kjo garsoniere është një zgjedhje shumë e mirë si për banim, ashtu edhe për investim afatgjatë, Airbnb apo qira mujore. Çmimi i shitjes: 7,600,000 Leke Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju ftojmë të kontaktoni!
Kontakto
Century 21 Capital
Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank
RekomanduarApliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi
Analizë tregu
ShitjeTregu në Tiranë
125 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Kjo pronë
2 286 EUR/m²
+4% · Pak mbi treg
Mediana lokale
2 201 EUR/m²
91 000 EUR medianë
Interval tipik
1 646-2 818
EUR/m² · 25-75%





