Jepet me Qira Njësi Shërbimi perballe Maternitetit te R Me Pamje Nga Rruga Kryesore !

LokaleTiranë94
Bild 1
1 / 5
1 300 EUR/muaj

Hartë / Karta

Duke kërkuar hartën...
Hap në Maps
Materniteti i ri, Tiranë, Tiranë

Fakte

Lloj i pronësLokale
Sipërfaqe94 m²
AdresëMaterniteti i ri, Tiranë, Tiranë
Çmimi
1 300 €/muaj

Përshkrim

Jepet me qira ambient biznesi në një nga zonat më të aksesueshme të Tiranës, në Bulevardin Zhan D’Ark, përballë Maternitetit të Ri. Ambienti ndodhet në katin e 2-të të një pallati dhe ka hyrje direkte nga pjesa ballore e godinës, duke ofruar akses të lehtë për klientët dhe stafin. Me një sipërfaqe neto prej 103 m², ambienti është i organizuar në mënyrë funksionale dhe ofron kushte shumë të mira për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme profesionale. Ai përbëhet nga 4 ambiente pune të bollshme, të gjitha të pajisura me kondicioner inverter, një korridor shpërndarës që lidh hapësirat e punës me kuzhinën e kompletuar, si dhe një tualet të rinovuar plotësisht, i cili është i pajisur edhe me dritare për ajrosje natyrale. Prona është totalisht e rinovuar deri në detaje, duke përfshirë veshje të reja të mureve me rrjetë, patinim dhe lyerje cilësore, instalime të reja elektrike të përshtatura për përdorim biznesi, si dhe instalime të reja hidraulike. Ambienti është i pajisur gjithashtu me pllaka të reja, dyer, dritare dopio xham, ndërsa tualeti është rikonstruktuar së fundmi. Ambienti disponon depozitë personale 500 litra dhe ka funksionale lidhjen me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë në 3 prej ambienteve të punës. Ky funksionalitet është ideal për bizneset si parukeri ose klinika dentare/mjekësore etj., të cilat mund të shfrytëzojnë ambientet e punës të pavarur nga njëri-tjetri. Kuzhina është funksionale dhe e pajisur me lavaman dhe frigorifer, duke krijuar një hapësirë praktike për përdorim të përditshëm. Një avantazh i rëndësishëm i kësaj prone është fasada e gjerë me xham, e cila ofron vizibilitet shumë të lartë nga rruga kryesore, duke e bërë ambientin ideal për promovimin dhe reklamimin e biznesit tuaj. Për siguri dhe komoditet shtesë, ambienti është i pajisur me kamerë në derën kryesore dhe sistem hapjeje elektrike të derës. Ideale për aktivitete si: klinikë mjekësore, klinikë dentare, laborator, zyrë kontabiliteti, zyrë avokatie, studio konsulence, sallon, qendër estetike, studio make-up apo aktivitete të tjera profesionale. Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni.

Kontakto

Century 21 Albania

Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank

Raiffeisen bank

Rekomanduar

Apliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi

Analizë tregu

Qira

Tregu në Tiranë

138 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi

Trend -25%

Kjo pronë

14 EUR/m²/muaj

+27% · Mbi medianën lokale

Mediana lokale

11 EUR/m²/muaj

1 000 EUR/muaj medianë

Interval tipik

8-16

EUR/m²/muaj · 25-75%

71114pri 26maj 26qer 26kor 26gus 26sht 26
Medianë EUR/m²/muaj131 mostra mujore
Bazuar në shpallje aktive me çmim dhe m². Nuk është çmim final shitjeje.Përditësuar 7 sht 2026

Të rekomanduara për ty