JEPET ME QIRA VILE DYKATESHE ME OBORR NE SAUK TE RI !

VilëTiranë400
Bild 1
1 / 5
2 800 EUR

Hartë / Karta

Duke kërkuar hartën...
Hap në Maps
Sauk i ri, Tiranë, Tiranë

Fakte

Lloj i pronësVilë
Sipërfaqe400 m²
Dhoma5
AdresëSauk i ri, Tiranë, Tiranë
Çmimi
2 800 €

Përshkrim

Në zemër të një prej zonave më elitare dhe të qeta rezidenciale të Sauk i Ri, ofrohet për qira një vilë elegante dykatëshe me standarde komode jetese, organizim funksional dhe akses strategjik me qytetin. Prona ka një sipërfaqe totale ndërtimi rreth 300 m², e pozicionuar në një parcelë me oborr të bollshëm dhe privatësi të plotë. Vila është e organizuar në dy kate të pavarura funksionalisht, të aksesueshme përmes shkallëve të jashtme, duke ofruar fleksibilitet maksimal për banim familjar apo përdorim multifunksional. Kati i parë është totalisht i sapo investuar dhe i pabanuar më parë, i organizuar në tipologji 2+1, me ambiente të ndriçuara natyralisht dhe atmosferë moderne e komode. Kati i dytë organizohet në tipologji 3+1+2, me 3 dhoma gjumi, ambiente të bollshme ndenjeje, kuzhinë të brendshme si dhe kuzhinë të jashtme, ideale për stil jetese familjar dhe mikpritje. Një nga avantazhet kryesore të pronës është oborri i gjelbëruar dhe multifunksional, i cili ofron hapësirë parkimi për 2 automjete, ambiente relaksi dhe mundësi për kultivim të një kopshti privat apo perimesh organike. Vila ndodhet në një lokacion shumë të favorshëm, me akses të menjëhershëm në rrugën kryesore dhe infrastrukturë të asfaltuar. Pozicionimi strategjik mundëson lidhje shumë të shpejtë me TEG vetëm 5 minuta larg dhe autostradën në rreth 3 minuta distancë. Në afërsi gjenden të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetesë cilësore, duke përfshirë supermarkete, shkolla, banka, farmaci dhe shërbime të ndryshme. Prona preferohet për klientë të huaj, apo familje që kërkojnë qetësi, hapësirë dhe standard jetese në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës. Kafshët shtëpiake nuk preferohen. Cmimi eshte neto!

Kontakto

Dudie Kaloshi

Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank

Raiffeisen bank

Rekomanduar

Apliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi

Analizë tregu

Shitje

Tregu në Tiranë

263 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi

Trend +6%

Mediana lokale

1 707 EUR/m²

658 000 EUR medianë

Interval tipik

1 253-2 243

EUR/m² · 25-75%

Aktivitet

26

shpallje të reja në 30 ditë

1 2261 6932 160pri 26maj 26qer 26kor 26gus 26sht 26
Medianë EUR/m²251 mostra mujore
Bazuar në shpallje aktive me çmim dhe m². Nuk është çmim final shitjeje.Përditësuar 10 sht 2026

Të rekomanduara për ty