NE SHKEMBIN E KAVAJES SHESIM APARTAMENT LUKSOZ 1+1 PAMJE BALLORE NE DET

Kontaktoni shitësin për çmimin
Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Në një nga pallatet më cilësore të zonës, në vijën e parë me detin në Shkëmbin e Kavajës, ofrohet për shitje ky apartament unik 1+1 me pamje mahnitëse ballore nga deti. Ndodhet në katin e dytë banim (i treti nga toka), në një ndërtesë moderne me ashensor marke Schindler dhe investime të mirëfillta luksoze. Sip Bruto 125 m2 Sip Neto 114.41 m2 Apartamenti përfshin një dhomë gjumi të bollshme me garderobë, një sallon të hapur me ambientin e gatimit dhe dalje direkte në një ballkon të madh që përshkon gjithë perimetrin ballor me detin. Ballkoni është i pajisur me jacuzzi – perfekt për relaks me pamje panoramike. Tualeti është i aksesueshëm nga të dyja dhomat për komoditet maksimal. Apartamenti është i mobiluar me shije, me piktura artistike unike, sistem kondicionimi dhe vetrata të mëdha termike/akustike që ofrojnë ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Falë planimetrisë së tij, mund të kthehet lehtësisht në një apartament 2+1 ose në dy njësi të ndara 1+1 – një mundësi ideale për banim ose investim duke qen se zona eshte me potenciale te larta zhvillimi . Per me teper informacion ose nje vizite ne prone jeni te lutur te na kontaktoni
Kontakto
Renaldo Idrizaj
Analizë tregu
ShitjeTregu në Durrës
859 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Mediana lokale
1 450 EUR/m²
145 000 EUR medianë
Interval tipik
1 200-1 815
EUR/m² · 25-75%
Aktivitet
151
shpallje të reja në 30 ditë
