Objekt 600m2 në shitje në lagjen Taukbashqe

Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Ky objekt ndodhet në lagjen Taukbashqe, me një pozicion të veçantë, vetëm 50 metra mbi udhëkryqin e rrugës "Bledi". Kjo zonë është e njohur për qetësinë dhe ambientin. Objekti është një ndërtesë e sapo ndërtuar, e dizajnuar me një stil modern dhe kujdes të madh për detajet. Objekti gjendet në një truall prej 5.41 ari, ku brenda ka një sipërfaqe 540m2 dhe një terasë prej 60m2, që ofron shumë mundësi për përdorim të ndryshëm. Është i përshtatshëm për shumë lloje të veprimtarive, përfshirë zyrat e ndryshme, qendra të thirrjeve (call center), apo aktivitete të tjera të biznesit. Një avantazh i kësaj prone është parkingu i madh, i cili siguron hapsirë të mjaftueshme për makinat e stafit ose klientëve. Orientimi i objektit në drejtim të perëndimit mundëson dritë dielli në shumicën e kohës, duke krijuar një ambient të ndriçuar dhe të këndshëm për punonjësit dhe vizitorët. Për më tepër, ngrohja është e sistemuar me një pompë termike nën dysheme, duke siguruar një ambient të ngrohtë edhe gjatë periudhave të ftohta të vitit .Kjo ndërtesë moderne në lagjen Taukbahqe është një mundësi e shkëlqyer për të vendosur zyrat e biznesit tuaj në një ambient të përshtatshëm dhe tërheqës për punën dhe zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme të biznesit.
Kontakto
Petrit Kastrati
Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank
RekomanduarApliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi
Analizë tregu
ShitjeTregu në Prishtinë
66 shpallje aktive · e njëjta kategori
Kjo pronë
1 317 EUR/m²
-45% · Nën medianën lokale
Mediana lokale
2 382 EUR/m²
316 250 EUR medianë
Interval tipik
2 000-2 857
EUR/m² · 25-75%





