Objekt për Hoteleri dhe Shërbim Turistik – Investim Premium në Ujë të Ftohtë

Të tjeraVlorë500
Bild 1
1 / 4
360 000 EUR

Hartë / Karta

Duke kërkuar hartën...
Hap në Maps
Periferia Vlorë, Vlorë, Vlorë

Fakte

Lloj i pronësTë tjera
Sipërfaqe500 m²
AdresëPeriferia Vlorë, Vlorë, Vlorë
Çmimi
360 000 €

Përshkrim

Në një nga zonat më prestigjioze të Vlorës, në Ujë të Ftohtë, ofrohet për shitje një pronë me potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi, e konceptuar për aktivitet turistik dhe hoteleri, vetëm pak minuta larg vijës bregdetare dhe me akses të drejtpërdrejtë nga rruga kryesore. Prona disponon një sipërfaqe totale trualli prej 700 m², nga të cilat 500 m² me certifikatë pronësie, ndërsa objekti është projektuar me një sipërfaqe ndërtimi prej 179 m² për kat. Aktualisht ndërtimi ndodhet në fazën fillestare, ku janë realizuar themelet dhe struktura e katit përdhe të konceptuar si një hapësirë open-space, ideale për recepsion, lounge, restorant apo ambiente të përbashkëta për klientët. Gjithashtu janë projektuar shkallët e aksesit në të dy krahët e objektit, si dhe pozicionimi i ashensorit, duke garantuar komoditet dhe standarde bashkëkohore hotelerie. Objekti ofron mundësi zhvillimi deri në 4 kate + papafingo, duke i dhënë investitorit fleksibilitet të plotë për ta përshtatur sipas konceptit dhe nevojave të tij, qoftë si hotel butik, apart-hotel, rezidencë turistike apo strukturë akomoduese premium. Karakteristikat kryesore: Zonë elitare dhe shumë e kërkuar. Projekt hotelerie me potencial të lartë fitimprurës. Sipërfaqe trualli: 700 m². 500 m² me certifikatë pronësie. Sipërfaqe ndërtimi: 179 m² për kat. Mundësi zhvillimi deri në 4 kate + papafingo. Projektim për ashensor. Ambient open-space në katin përdhe. Akses direkt nga rruga. Afër plazheve dhe faciliteteve kryesore turistike. Dokumentacion i rregullt. Një mundësi e rrallë investimi për zhvillimin e një strukture hotelerie moderne në një nga destinacionet më të preferuara të rivierës shqiptare. Per me shume informacion ju lutem na kontaktoni!

Kontakto

Nexhmie Likaj

Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank

Raiffeisen bank

Rekomanduar

Apliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi

Analizë tregu

Shitje

Tregu në Vlorë

21 shpallje aktive · e njëjta kategori

Trend +29%

Kjo pronë

720 EUR/m²

-55% · Nën medianën lokale

Mediana lokale

1 606 EUR/m²

168 000 EUR medianë

Interval tipik

1 000-2 000

EUR/m² · 25-75%

1 2391 5211 802pri 26maj 26qer 26kor 26gus 26sht 26
Medianë EUR/m²20 mostra mujore
Bazuar në shpallje aktive me çmim dhe m². Nuk është çmim final shitjeje.Përditësuar 28 korr 2026

Të rekomanduara për ty