Ofrohet për shitje truall + vilë 2 kate në nje zone te qete ne Vlorë

Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Ofrohet për shitje truall + ndërtesë në zonën e Kurorës, Vlorë, një zonë e qetë dhe me potencial zhvillimi, ideale si për banim ashtu edhe për investim. Organizimi i brendshëm i pronës: Kati i parë përbëhet nga një verandë e gjerë me akses nëpërmjet shkallëve të hyrjes, një korridor shpërndarës, dy dhoma gjumi, një tualet dhe një ambient ndenjeje i cili aktualisht është i ndarë në kuzhinë dhe sallon. Ky kat është i aksesueshëm nga të dyja anët e ndërtesës, si nga pjesa ballore ashtu edhe nga pjesa e pasme. Kati i dytë, i cili aksesohet përmes shkallëve të brendshme, ka dy dhoma gjumi, një korridor shpërndarës, një tualet dhe një ambient ndenjeje së bashku me kuzhinën, si dhe një verandë të gjerë që ofron hapësirë shtesë dhe ndriçim natyral. Papafingo është një ambient open space, i mbuluar me çati dhe verandë të gjerë, duke ofruar mundësi të shumta shfrytëzimi sipas preferencave të pronarit. Specifikime kryesore: Sipërfaqe totale trualli: 1806 m² Ndërtim ekzistues (vilë 2 kate) – gati për përdorim ose rikonstruksion Oborr i gjerë dhe privat Hapësirë për parkim dhe akses të lehtë Organizim funksional i hapësirave Dritë natyrale dhe ventilim shumë i mirë Potencial i lartë investimi Ambienti i jashtëm: Truall i madh me potencial për: Kopsht / gjelbërim Pishinë Ndërtim shtese Oborr i shtruar dhe hyrje e organizuar Privatësi dhe qetësi maksimale Një mundësi shumë e mirë për ata që kërkojnë hapësirë të qetë me mundësi zhvillimi dhe investimi. Per me shume informacion ose vizite ne prone ju lutem me kotaktoni.
Kontakto
Viola Malaj
Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank
RekomanduarApliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi
Analizë tregu
ShitjeTregu në Vlorë
92 shpallje aktive · e njëjta kategori
Mediana lokale
2 931 EUR/m²
915 000 EUR medianë
Interval tipik
1 324-4 046
EUR/m² · 25-75%
Aktivitet
13
shpallje të reja në 30 ditë





