OKAZION !!1 SHITET APARTAMENT 1+1 ME PAMJE NGA DETI – ZONA “UJI I FTOHTË”, VLORE!

Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Shitet apartament me tipologji 1+1, i pozicionuar në një nga zonat më të bukura dhe më të kërkuara të qytetit, Uji i Ftohtë, pranë kompleksit “Le Palazzine”. Zona ofron qetësi, akses të menjëhershëm në plazh dhe një infrastrukturë të zhvilluar me të gjitha shërbimet e nevojshme për jetesë dhe investim. Apartamenti ndodhet në katin përdhes (zero) të një ndërtese të re dhe moderne, me hyrje të pavarur nga shkallët e jashtme. Aktualisht prona ndodhet në fazë punimesh, duke ofruar mundësi personalizimi sipas dëshirës së blerësit. Organizimi i brendshëm: Ambient ndenjeje bashkë me kuzhinën 1 dhomë gjumi 1 tualet 1 depo ndihmëse Sipërfaqe: Totale bruto: 79 m² Neto: 71 m² Prona është e ndryshuar nga njësi shërbimi në njësi banimi dhe disponon certifikatë pronësie. Falë vendndodhjes strategjike dhe afërsisë me detin, kjo pronë përbën një mundësi të shkëlqyer investimi për përdorim personal ose për tregun e qirasë turistike. Vendndodhja: Lagjja “Uji i Ftohtë”, pranë kompleksit “Le Palazzine”, Vlorë Avantazhet: Pamje nga deti Ndërtim i ri Akses i shpejtë në plazh Dokumentacion i rregullt hipotekor Potencial i lartë investimi Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni!
Kontakto
Nexhmie Likaj
Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank
RekomanduarApliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi
Analizë tregu
ShitjeTregu në Vlorë
403 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Kjo pronë
1 303 EUR/m²
-49% · Nën medianën lokale
Mediana lokale
2 561 EUR/m²
201 240 EUR medianë
Interval tipik
2 052-3 206
EUR/m² · 25-75%





