Penthouse ekskluziv 235.24m2 në shitje në lagjen Marigona Hill

ApartamentPrishtinë235 m²
Bild 1
1 / 5
595 000 EUR

Hartë / Karta

Duke kërkuar hartën...
Hap në Maps
Marigona Hill, Prishtinë

Fakte

Lloj i pronësApartament
Sipërfaqe235 m²
Dhoma3
AdresëMarigona Hill, Prishtinë
Çmimi
595 000 €

Përshkrim

Ky penthouse gjendet në lagjen Marigona Hill, një lagje moderne dhe e organizuar që ofron një standard të lartë jetese me infrastrukturë të përkryer, siguri të lartë dhe ambiente të pastra. Penthouse ka një ndriçim të shkëlqyeshëm natyral falë hapjeve të mëdha me xhama, duke krijuar një atmosferë të ndritshme dhe të ngrohtë. Penthouse-i ka një sipërfaqe totale prej 235.24m², prej të cilave 180m² janë sipërfaqe e brendshme banimi, ndërsa terasa ka sipërfaqe 55.24m², duke krijuar hapësirë të bollshme për qëndrime në ambient të hapur. Zona e ndenjës dhe ajo e ngrënies janë të konceptuara në stil open-space, një dhomë ndenje me një kamin dhe ndriçim në dy anët e tij dhe kombinuar me një kuzhinë të pajisur plotësisht me pajisje të teknologjisë së fundit. Penthouse posedon ngrohje qendrore me pompë termike dhe terasë të madhe që ofron pamje panoramike të Prishtinës dhe maleve përreth. Lagjja Marigona Hill është lagje e konceptit të mbyllur, e cila ka sigurim 24/7, kamera monitoruese të lagjes, shëtitore për ecje, fusha sportive, shkollë fillore, markete, kënde lojërash për fëmijë e shumë shërbime të tjera. Po ashtu, do të ndërtohet një shteg që e lidh lagjen me Liqenin e Badovcit dhe Parkun e Gërmisë, duke mundësuar shijimin e natyrës dhe ajrit të pastër. Ky penthouse është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një banesë luksoze me mobilim cilësor dhe hapësira të mëdha, duke ofruar një mënyrë jetese të qetë dhe ekskluzive. *Penthouse shitet pa mobilje, ka fletë poseduese dhe dy garazha përfshihen në çmim. Penthouse ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 2 dhoma gjumi | 3 Banjo (dy në dhomat e gjumit) | 1 Lavanderi | 1 Depo | 1 Terasë (55.24m2) | 2 Garazha (të përfshira në cmim)

Kontakto

Drit Arifi

Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank

Raiffeisen bank

Rekomanduar

Apliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi

Analizë tregu

Shitje

Tregu në Prishtinë

116 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi

Trend +33%

Kjo pronë

2 532 EUR/m²

+70% · Mbi medianën lokale

Mediana lokale

1 486 EUR/m²

325 000 EUR medianë

Interval tipik

1 347-2 143

EUR/m² · 25-75%

1 2691 6592 048maj 26qer 26kor 26gus 26sht 26tet 26
Medianë EUR/m²112 mostra mujore
Bazuar në shpallje aktive me çmim dhe m². Nuk është çmim final shitjeje.Përditësuar 17 tet 2026

Të rekomanduara për ty