PENTHOUSE EKSKLUZIV 300 m2 NË SHITJE+2 POSTE PARKIMI | QENDËR KAMËZ

Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
PENTHOUSE EKSKLUZIV NË SHITJE | QENDËR KAMËZ Një penthouse i konceptuar për ata që vlerësojnë hapësirën, cilësinë dhe detajet e punuara me kujdes. 📍 Qendër Kamëz • 150 m² verandë • 148 m² sipërfaqe bruto • 120 m² sipërfaqe neto • Ashensor i dedikuar • 2 poste parkimi • Certifikatë pronësie Apartamenti është realizuar me një nivel të lartë investimi nga pronari, duke përfshirë mobilim luksoz dhe pajisje të zgjedhura nga marka të njohura ndërkombëtare, ndër të cilat BOSCH dhe SAMSUNG. Kuzhina është realizuar me tavolinë dhe banak në quartz, ndërsa ambientet karakterizohen nga veshje druri, punime gipsi dhe allçi të punuara me kujdes. Sistemi i kondicionimit është Multi-Split Inverter, i konceptuar për eficiencë dhe konsum të optimizuar energjie. Janë investuar gjithashtu punime të plota në instalimet hidraulike dhe elektrike, si dhe është instaluar sistem filtrimi për ujin e pijshëm. Mobilimi është realizuar nga një prej salloneve më të njohura të arredimit në vend, me dokumentacion dhe faturat përkatëse për çdo investim. Pallati administrohet nga kompani private për një periudhë 5-vjeçare, me një kosto mujore administrimi prej vetëm 1,500 lekësh. Një pronë e kompletuar, me dokumentacion të rregullt dhe me një nivel investimi që e dallon nga ofertat standarde në treg.
Kontakto
Anisa Musta
Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank
RekomanduarApliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi
Analizë tregu
ShitjeTregu në Tiranë
136 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Kjo pronë
1 400 EUR/m²
-22% · Nën medianën lokale
Mediana lokale
1 788 EUR/m²
400 000 EUR medianë
Interval tipik
1 369-2 352
EUR/m² · 25-75%





