PENTHOUSE EKSKLUZIV | VLORË 204 m² neto | Pamje panoramike | Ashensor privat | Garazh & parkim privat

ApartamentVlorë204 m²
Bild 1
1 / 5
600 000 EUR

Hartë / Karta

Duke kërkuar hartën...
Hap në Maps
Vilat Qeveritare, Vlorë, Vlorë

Fakte

Lloj i pronësApartament
Sipërfaqe204 m²
Dhoma2
AdresëVilat Qeveritare, Vlorë, Vlorë
Çmimi
600 000 €

Përshkrim

Në një nga adresat më prestigjioze të Vlorës, i pozicionuar në një ambient të privilegjuar ndërmjet dy vilave qeveritare, prezantohet një penthouse i konceptuar për ata që kërkojnë më shumë se një pronë: një rezidencë unike me privatësi, arkitekturë dhe një panoramë të jashtëzakonshme mbi detin. Me 204 m² sipërfaqe totale neto, kjo rezidencë karakterizohet nga hapësirat e bollshme, drita natyrale dhe një lidhje e vazhdueshme me detin. Fasada e xhamit përgjatë murit perimetral hapet drejt panoramës, ndërsa orientimi Lindje – Jug – Perëndim siguron ekspozim maksimal ndaj dritës dhe një pamje të gjerë, të pandërprerë të detit. Në qendër të rezidencës ndodhet një salon elegant dhe i bollshëm me oxhak, i cili lidhet natyrshëm me verandën panoramike – hapësira ideale për të shijuar perëndimet, detin dhe privatësinë e kësaj rezidence. Organizimi i brendshëm përfshin: — Master bedroom me tualet privat dhe garderobë — Dhomë gjumi — Tualet qendror — Kuzhinë të veçuar — Ambient ndenjeje me oxhak — Salon të bollshëm — Verandë panoramike me pamje të jashtëzakonshme nga deti Prona është investuar në çdo detaj, me materiale, përfundime dhe punime të nivelit më të lartë, dhe dorëzohet e përfunduar, gati për t’u personalizuar sipas stilit dhe kërkesave të pronarit. Një tjetër dimension i kësaj rezidence është privatësia dhe komoditeti që ofron. Në çmim përfshihen: • Ashensor privat • Kantinë vere • Dy depo në tarracën e objektit • Garazh i mbyllur • Dy poste parkimi të mbyllura • Akses privat dhe ekskluziv në tarracë vetëm për pronarin e penthouse-it Një kombinim i rrallë i lokacionit, hapësirës, panoramës, privatësisë dhe standardit të ndërtimit. Një pronë për t’u përjetuar nga afër. Për informacion të detajuar ose për të organizuar një vizitë private, më kontaktoni.

Kontakto

Viola Malaj

Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank

Raiffeisen bank

Rekomanduar

Apliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi

Analizë tregu

Shitje

Tregu në Vlorë

96 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi

Trend +49%

Kjo pronë

2 941 EUR/m²

+2% · Në linjë me tregun

Mediana lokale

2 880 EUR/m²

462 305 EUR medianë

Interval tipik

2 225-3 762

EUR/m² · 25-75%

2 3323 1253 918maj 26qer 26kor 26gus 26sht 26tet 26
Medianë EUR/m²88 mostra mujore
Bazuar në shpallje aktive me çmim dhe m². Nuk është çmim final shitjeje.Përditësuar 13 tet 2026

Të rekomanduara për ty