Penthouse Premium 3+1+2 me Lavanderi dhe Verandë në Lokacion Elitar – Vlorë

Kontaktoni shitësin për çmimin
Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Në një nga zonat më të kërkuara të Vlorës ofrohet për shitje një penthouse unik, i konceptuar dhe i realizuar me standarde të larta arkitekturore. Prona shtrihet në katin e fundit të një ndërtese moderne dhe ofron privatësi, hapësirë, dhe një panoramë të pakrahasueshme mbi detin. Karakteristikat e Pronës: • Sipërfaqe totale: 305 m² • Sipërfaqe e brendshme: 177.6 m² • Sipërfaqe verandë: 105 m² • Organizimi: 3 dhoma gjumi • 1 sallon + kuzhinë • 2 tualete • Lavanderi • Kati: i 7-të, i fundit • Me Çertifikatë Pronësie Investimi & Arredimi: • Rinovuar plotësisht në 2023 me investim të dokumentuar 220,000 € • Arredim modern dhe pajisje premium • Elektroshtëpiake Whirlpool • Kondicionim Hunter & Cooper • Tualete Terroll • Jacuzzi Divain Spa (Holland) në verandë • Përfundime të nivelit të lartë në çdo detaj Veranda & Outdoor: • 105 m² verandë panoramike me pamje të hapur mbi Jon • Tendë e automatizuar • Jacuzzi profesionale • Ambient ndenjeje dhe ngrënieje në ajër të hapur Parkimi: • Mundësi për deri në 2 poste parkimi me çmim ekstra • Mundësi parkimi në postet e pallatit Vendndodhja: Pozicionuar në zonën më të kërkuar të Vlorës, shumë pranë plazheve elitarë dhe të gjitha faciliteteve kryesore. Qasje e shpejtë në lungomare, resorte, restorante dhe zona turistike të qytetit.
Kontakto
Kledis Krasniqi
Analizë tregu
ShitjeTregu në Vlorë
23 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Mediana lokale
2 694 EUR/m²
668 000 EUR medianë
Interval tipik
2 289-2 963
EUR/m² · 25-75%
Aktivitet
3
shpallje të reja në 30 ditë
