Pronë Ekskluzive në Çermë | Karburant + Gaz + Lavazh + Bar-Kafe | 1,104 m² | 400,000 €

Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Pronë Ekskluzive në Shitje – Çermë, Lushnjë Çmimi: 400,000 € Ofrohet për shitje një pronë ekskluzive me potencial të lartë biznesi dhe investimi, e pozicionuar në Çermë, në aksin rrugor ndërmjet kthesës së autostradës Lushnjë–Divjakë, me akses direkt në rrugë të asfaltuar. Prona shtrihet në një parcelë totale prej 1,104 m² dhe aktualisht funksionon si kompleks biznesi, i organizuar me pikë karburanti, pikë gazi, lavazh, bar-kafe dhe ambiente të tjera shërbimi. Organizimi i pronës * Pikë karburanti me sistem modern pompash dhe ishull pompash * Pikë gazi * Cisterna për karburant, me ndarje përkatëse sipas llojeve të karburanteve * Depozitë e madhe gazi * Lavazh * Bar-kafe funksional – 254 m² * Godinë/bodrum – 237 m² * Kati i parë i projektuar për dhoma hoteli, aktualisht jo funksional si ambiente hoteli * Mundësi zhvillimi të mëtejshëm të godinës deri në 3 kate, sipas projektit dhe parametrave të lejuar E gjithë prona është e sistemuar dhe e shtruar, me hapësira funksionale për aktivitetin dhe hyrje-dalje direkte në rrugën kryesore. Mundësi investimi Prona paraqet një mundësi të veçantë për investitorë që kërkojnë një aktivitet ekzistues me potencial të mirë ekonomik, si dhe mundësi për zhvillim të mëtejshëm të strukturave dhe shërbimeve. Aktiviteti është funksional dhe aktualisht gjeneron xhiro të kënaqshme. Prona shitet për arsye familjare, pasi pronarët janë në moshë të madhe dhe nuk kanë mundësi ta vijojnë aktivitetin, ndërsa fëmijët e tyre kanë krijuar jetën e tyre jashtë Shqipërisë. Çmimi i shitjes: 400,000 € Një mundësi interesante për investim në një pozicion strategjik përgjatë aksit Lushnjë–Divjakë, me aktivitet ekzistues dhe mundësi zhvillimi.
Kontakto
Rigels Gjuzi
Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank
RekomanduarApliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi





