ROOFTOP EXCLUSIVE | RESTAURANT & LOUNGE | RING CENTER

Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Një hapësirë rooftop, një adresë prestigjioze dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të krijuar një destinacion gastronomik premium në zemër të Tiranës. Ofrohet për qira një rooftop ekskluziv prej 775 m², i pozicionuar në katin e 10-të të Ring Center, nga të cilat 195 m² janë verandë, duke krijuar kombinimin ideal mes hapësirës së brendshme dhe një ambienti elegant në open-air. Kjo pronë është konceptuar për të mirëpritur një restorant premium, rooftop lounge, fine dining, cocktail bar apo venue ekskluziv për evente, duke ofruar mundësi të shumta për zhvillimin e një koncepti unik dhe me identitet të fortë. Veranda prej 195 m² krijon potencialin për një ambient të jashtëzakonshëm në ajër të hapur, ideal për darka, mbrëmje elegante, evente private dhe eksperienca gastronomike me një atmosferë të veçantë. Pozicionimi në katin e 10-të i jep ambientit një karakter të veçantë, me privatësi, lartësi dhe prezencë, ndërsa vendndodhja në Ring Center garanton akses të shkëlqyer, vizibilitet dhe një pozicion strategjik në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit. Ambientit i shërbejnë dy ashensorë dhe hyrje e dedikuar, duke garantuar një eksperiencë komode dhe profesionale për klientët, stafin dhe eventet. Një hapësirë me potencial të jashtëzakonshëm për një koncept “destination”. 775 m² total | 195 m² verandë | Kati 10 | Ring Center Një mundësi ideale për një markë gastronomike, operator ndërkombëtar apo investitor që kërkon të krijojë një rooftop unik, elegant dhe me standard të lartë në Tiranë.
Kontakto
Jonida Zerba
Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank
RekomanduarApliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi
Analizë tregu
QiraTregu në Tiranë
22 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Kjo pronë
31 EUR/m²/muaj
+343% · Mbi medianën lokale
Mediana lokale
7 EUR/m²/muaj
5 625 EUR/muaj medianë
Interval tipik
4-15
EUR/m²/muaj · 25-75%





