SHESIM SUPER APARTAMENT PENTHOUSE 3+1+3 TEK MEI’S GARDEN RESIDENCE!

Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Një apartament ekskluziv në një nga rezidencat më të kërkuara, ideal për ata që kërkojnë hapësirë, komoditet dhe një standard të lartë jetese. Apartamenti organizohet në mënyrë funksionale nga: * Korridor shpërndarës * Salloni i madh i ndenjes së bashku me ambientin e gatimit * Tre dhoma gjumi * Tre tualete * Verandë e jashtëzakonshme me hapësirë dhe pamje panoramike Prona ofron një sipërfaqe totale prej 206 m², nga të cilat 174 m² sipërfaqe banimi, si dhe një sipërfaqe verande prej 219 m². Kombinimi i ambienteve të brendshme me verandën e jashtëzakonshme krijon një hapësirë unike, ideale për ata që kërkojnë privatësi, komoditet dhe mundësi të shumta për organizimin e ambienteve të jashtme. Apartamenti ndodhet në katin e 7-të të rezidencës, duke ofruar qetësi, privatësi dhe një pamje panoramike të zonës. Me projektim modern, pozicion strategjik dhe standard bashkëkohor ndërtimi, Mei’s Garden Residence përfaqëson një mundësi të shkëlqyer si për banim, ashtu edhe për investim. Objekti aktualisht është në fazë ndërtimi dhe përfundimi i punimeve parashikohet në vitin 2027. Një mundësi e rrallë për të investuar në një Penthouse 3+1 me sipërfaqe të bollshme banimi dhe një verandë të jashtëzakonshme, në një nga rezidencat më të reja dhe ekskluzive.
Kontakto
Arsen Agolli
Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank
RekomanduarApliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi
Analizë tregu
ShitjeTregu në Tiranë
37 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Kjo pronë
1 106 EUR/m²
-32% · Nën medianën lokale
Mediana lokale
1 632 EUR/m²
525 000 EUR medianë
Interval tipik
1 121-1 929
EUR/m² · 25-75%





