Shitet, Apartament 1+1, Rezidenca "Seastra"

Hartë / Karta
Planimetri
Fakte
Përshkrim
SEASTRA është një kompleks premium apart-hotel, i projektuar me arkitekturë moderne dhe standarde të larta ndërtimi, i përbërë nga 11 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë. Projekti dallohet për fasadën elegante me element guri, të kombinuar me izolim të avancuar akustik dhe termik, si dhe gjelbërim të integruar në ballkone dhe apartamente me oborr privat. Hapësirat e jashtme janë të konceptuara me bimësi të përhershme gjatë gjithë vitit, sisteme automatike vaditjeje dhe mirëmbajtje të dedikuar, duke krijuar një ambient relaksues dhe natyral. Apartamentet ndërtohen me materiale cilësore, duke përfshirë fasada të ventiluara me pllaka porcelani spanjolle, izolim lesh-guri dhe vetrata alumini termik dopjoxham. Komoditeti i brendshëm rritet përmes izolimit akustik në dysheme, mure dhe dyer. Rezidenca është e pajisur me sisteme moderne ngrohje, ftohje dhe kondicionimi (multisplit), si dhe hapësira të dedikuara teknike. Instalimet elektrike dhe hidraulike janë sipas standardeve europiane, ndërsa sistemi inovativ i grilave elektrike ofron funksionalitet dhe komoditet maksimal. Disponojme per shitje Apartament 1+1, Rezidenca "Seastra", Qerret, Kavajë Informacion mbi Apartamentin: • Siperfaqe Neto: 55.96m² • Siperfaqe Bruto: 64.35m² • Kati i 9-të Organizimi i apartamentit: • Ambient Ndenjie • Ambient Gatimi • 1 Dhomë Gjumi • 1 Tualet • 1 Ballkon Cilesime te tjera: • Mundësi e shkëlqyer investimi • Cilesi e larte ndertimi. • Mundësi Pagese me Këste • Faza e përfundimit: Viti 2028 • Cmimet nisin nga 1400€/m² • Parkim i automatizuar me sistem sigurie • Pishinë • Ambiente tregtare dhe komunitare • Siguri 24/7 me kamera monitorimi • Sisteme kundra zjarrit në çdo hapësirë të përbashk • Rezidenca është e përshtatshme për të gjithë, duke u dhënë mundësi për të jetuar një jetë aktive dhe të shëndetshme.
Kontakto
Egrida Mato
Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank
RekomanduarApliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi
Analizë tregu
ShitjeTregu në Kavajë
65 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Kjo pronë
1 609 EUR/m²
+19% · Mbi medianën lokale
Mediana lokale
1 348 EUR/m²
95 000 EUR medianë
Interval tipik
1 199-1 542
EUR/m² · 25-75%





