Shitet Apartament 168m² neto - Medreseja, Tiranë | Elegancë Klasike & Hapësira të Bollshme

ApartamentTiranë168
Bild 1
1 / 5
378 000 EUR

Hartë / Karta

Duke kërkuar hartën...
Hap në Maps
Medreseja, Tiranë, Tiranë

Fakte

Lloj i pronësApartament
Sipërfaqe168 m²
Dhoma3
AdresëMedreseja, Tiranë, Tiranë
Çmimi
378 000 €

Përshkrim

Apartament elegant me stil klasik, me sipërfaqe neto 168m², i pozicionuar në katin e 6-të të një pallati 9-katësh me ashensor në zonën e Medresesë – një nga lagjet tradicionale dhe më të konsoliduara të Tiranës, me akses të menjëhershëm në Qendrën e Qytetit dhe në çdo facilitet të nevojshëm për jetesë. Prona karakterizohet nga organizimi funksional, hapësira të bollshme me një shpërndarje harmonike e ambienteve, që mundësojnë akses të lehtë dhe komunikim të vazhdueshëm mes tyre dhe një lartësi e konsiderueshme prej 2.90m, element që i jep apartamentit ndjesi voluminoze, dritë dhe komoditet në çdo ambient. Planimetria përfshin 3 dhoma në total, 2 dhoma gjumi dhe 1 zyrë të dedikuar (e cila mund të kthehet lehtësisht në dhomë gjumi), 1 sallon të madh pritjeje, kuzhinë të veçuar, verandë dhe ballkon. Dhoma matrimoniale, me përmasa shumë komode disponon një hapësirë shtesë, të mbyllur me dyer druri, ideuar si hapësirë ndihmëse për kujdesin dhe organizimin e garderobës, ndërkohë që të 2 dhomat e gjumit janë të pajisura me dollape për rrobat. Veranda aksesohet nga të dy dhomat e gjumit dhe zyra, ndërsa ballkoni lidhet me ambientin e kuzhinës. Si ballkoni dhe veranda janë të veshura me tenda cilësore si edhe rrjetë kundër insekteve në të gjitha dyert dhe dritaret. Direkt në krah të hyrjes kryesore, kemi një ambient të dedikuar portmontoje, që shërben për sistemimin e këpucëve, çelësave, çadrave dhe veshjeve të jashtme. Apartamenti disponon 2 tualete, secili me bolier. Njëri është me ajrim natyral, ndërsa tjetri i rinovuar së fundmi. Gjithashtu, në raftin e ballkonit është vendosur një depozitë uji ekstra 1.000 litra, (përveç depozitave që ka vetë pallati) e integruar me të gjithë sistemin e ujit të shtëpisë, e pajisur me pompë për të garantuar presion konstat të ujit dhe furnizim 24 orë. Orientimi Veri-Perëndim në verandë dhe Jug-Lindje në ballkon siguron ndriçim natyral dhe ajrosje optimale gjatë gjithë ditës. Mobilimi është tërësisht klasik, me punime druri cilësore, mure të patinuar dhe tavan të varur në kuzhinë, duke reflektuar standard të lartë investimi dhe mirëmbajtjeje. Prona është investuar plotësisht, nga dera e jashtme e blinduar deri në përfundimet më të imta estetike dhe funksionale. Një pronë ideale për familje ose për klientë që kërkojnë standard klasik, hapësira të gjëra banimi dhe relaksi, si edhe një investim cilësor në një nga zonat më të kërkuara dhe tradicionale të Tiranës, pranë shkollave, spitaleve, farmacive, marketeve, restoranteve, bankave dhe transportit publik e privat." Cmimi i pronës është 37.800.000 ALL (378 miljon lekë të vjetra).

Kontakto

Geldi Tagani

Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank

Raiffeisen bank

Rekomanduar

Apliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi

Analizë tregu

Shitje

Tregu në Tiranë

793 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi

Trend +3%

Kjo pronë

2 250 EUR/m²

+25% · Mbi medianën lokale

Mediana lokale

1 803 EUR/m²

244 288 EUR medianë

Interval tipik

1 549-2 234

EUR/m² · 25-75%

1 6921 8331 973pri 26maj 26qer 26kor 26gus 26sht 26
Medianë EUR/m²793 mostra mujore
Bazuar në shpallje aktive me çmim dhe m². Nuk është çmim final shitjeje.Përditësuar 5 sht 2026

Të rekomanduara për ty