SHITET APARTAMENT NE VLORE 2+1+1 + 3 POSTE PARKIMI ME PAMJE NGA ISHULLI I SAZANIT

Kontaktoni shitësin për çmimin
Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Shitet apartament premium i investuar në çdo detaj, i pozicionuar në një nga zonat më ekskluzive dhe elitare të Vlorës, pranë Kalasë. Kjo pronë ofron një nivel maksimal privatësie, qetësie dhe cilësie ndërtimi, me mundësi blerjeje i mobiluar ose i pa mobiluar. Apartamenti organizohet ne 2+1+1 (dy dhoma gjumi, dhomë ndenje, tualet) + kuzhinë më vete dhe 3 poste parkimi në katin -1. Hapësira e posteve është e bollshme dhe njëri prej posteve mund të shërbejë lehtësisht edhe për mbajtjen e një mjeti lundrues (skaf, jet-ski, etj). Apartamenti gëzon një super pamje të mrekullueshme dhe të hapur nga deti dhe Ishulli i Sazanit. Pozicionimi perfekt ju lejon të shijoni perëndimet madhështore të Vlorës direkt nga ballkoni dhe dritaret tuaja (siç dallohet edhe në "video.mp4", ku ambienti është i pajisur me teleskop për të shijuar çdo detaj të vijës bregdetare). Izolim Absolut: I pajisur me dritare triplex të cilat eliminojnë çdo zhurmë të mundshme të jashtme, të kombinuara me termoizolim të plotë për efikasitet maksimal energjetik. Dyer të brendshme druri masiv dhe parket druri natyral që i shton ngrohtësi dhe vlerë apartamentit. Klimatizimi: Sistem qendror i integruar ngrohje-ftohje (Chiller) për një temperaturë ideale në çdo stinë. Çmimi i ofruar eshte per apartamentin e mobiluar: Për blerësit që kërkojnë një pronë unike "Turn-Key" (gati për banim), apartamenti mund të shitet i kompletuar siç shihet në foto. Ky çmim përfshin të gjithë mobilimin me stil klasik aristokrat,ndriçues ekskluzivë dhe detaje të kuruara me vlerë të lartë koleksionimi. Apartamenti shitet edhe i pa mobiluar me një vlerë më të ulët: Përfshin strukturën e apartamentit me të gjitha investimet e lartpërmendura së bashku me 3 postet e parkimit të mbyllura me qepen me porta automatike dhe me kamera në katin -1. Per me shume informacion na kontaktoni
Kontakto
Blerina Xhelili
Analizë tregu
ShitjeTregu në Vlorë
261 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Mediana lokale
2 775 EUR/m²
320 700 EUR medianë
Interval tipik
2 040-3 300
EUR/m² · 25-75%
Aktivitet
32
shpallje të reja në 30 ditë
