Shitet Objekt Multifunksional – Ideale për Biznes, Logjistikë dhe Investim

Të tjeraVorë20 370
Bild 1
1 / 5
Me marrëveshje

Kontaktoni shitësin për çmimin

Hartë / Karta

Duke kërkuar hartën...
Hap në Maps
Rruga Vore-Fushe Kruje, Prane Doganes, Vorë, Vorë

Fakte

Lloj i pronësTë tjera
Sipërfaqe20 370 m²
AdresëRruga Vore-Fushe Kruje, Prane Doganes, Vorë, Vorë
Çmimi
Me marrëveshje

Përshkrim

Shitet Objekt Multifunksional – Ideale për Biznes, Logjistikë dhe Investim Në zonën strategjike midis Doganës së Tiranës dhe Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza", ofrohet për shitje një objekt multifunksional me standarde të larta ndërtimi, ideal për aktivitete logjistike, magazinimi, prodhimi, distribucioni dhe showroom. Prona ndodhet vetëm 2 km nga Aeroporti dhe Dogana e Tiranës dhe 3 km nga autostrada Tiranë–Durrës, duke ofruar akses të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë me akset kryesore të transportit. Karakteristikat e pronës Sipërfaqe trualli: 13,500 m² Sipërfaqe ndërtimi: 6,870 m² Magazinë: 6,200 m², e organizuar në open space, me lartësi 11 metra Showroom dhe zyra: 670 m², të pozicionuara në pjesën ballore të objektit Hyrje dhe dalje nga të gjitha anët e godinës, duke mundësuar qarkullim efikas të mjeteve dhe operacioneve logjistike Porta me përmasa të mëdha, të projektuara për hyrjen dhe manovrimin e kamionëve brenda objektit Objekti është ndërtuar me materiale cilësore, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, dhe është i pajisur me: Linjë energjie trefazore Sistem hidrantësh për mbrojtjen nga zjarri Sistem të furnizimit dhe menaxhimit të ujit Infrastrukturë të përshtatshme për funksionimin e aktiviteteve industriale dhe logjistike Falë pozicionit strategjik, aksesit direkt në rrugën kryesore dhe parametrave teknikë, kjo pronë përbën një mundësi të shkëlqyer për kompani të sektorit të logjistikës, prodhimit, distribucionit, tregtisë, si dhe për investitorë që kërkojnë një aset me potencial të lartë zhvillimi. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.

Kontakto

Erti Memoci

Analizë tregu

Shitje

Tregu në Vorë

13 shpallje aktive · i gjithë qyteti

Trend -23%

Mediana lokale

831 EUR/m²

1 300 000 EUR medianë

Interval tipik

733-1 008

EUR/m² · 25-75%

Aktivitet

3

shpallje të reja në 30 ditë

578784989pri 26maj 26qer 26kor 26gus 26sht 26
Medianë EUR/m²11 mostra mujore
Bazuar në shpallje aktive me çmim dhe m². Nuk është çmim final shitjeje.Përditësuar 25 gush 2026

Të rekomanduara për ty