SHITET VILE 3 KATESHE MODERNE ME PISHINE, MJULL-BATHORE

VilëTiranë637 m²
Bild 1
1 / 5
895 000 EUR

Hartë / Karta

Duke kërkuar hartën...
Hap në Maps
Mjull Bathore, Tiranë, Tiranë

Fakte

Lloj i pronësVilë
Sipërfaqe637 m²
Dhoma4
AdresëMjull Bathore, Tiranë, Tiranë
Çmimi
895 000 €

Përshkrim

Ne nje nga zonat me te zhvilluara te Tiranes, me pamje piktoreske, te projektuar me vila dhe rezidenca, shitet nje vile 3 kateshe me pishine dhe parkim. Zona ku eshte vila te jep siguri, qetesi dhe privatesi te plote. Vila ka nje mur rrethues te sigurt betoni e cila mund te ngrihet ne lartesine qe deshironi. Nga jashte muret e viles jane te granuluara me sistem kapot. Vila eshte e paperfunduar dhe e pamobiluar, por ka perfunduar gjithe punimet e kartonxhesit, instalimet elektrike, te kondicionimit qendror, hidraulike dhe gjithcka tjeter. Vila i ka te perfunduara te gjitha fasadat, dyert dhe dritaret e jashtme me sistem alumini cilesor me dopjo xham, me cilesi te larta termike dhe akustike. Karakteristike e viles vlen te theksohet siperfaqja e madhe me xham dhe me drite natyrale si dhe hapja dhe komunikimi me dyer rreshqitese te te gjithe ambientit. Nga kati 1 deri ne katin 2 ka 3 menyre per tu ngjitur: nga 2 anet e viles ka shkalle te jashtme si dhe nepermjet shkalleve te brendshme. Karakteristike tjeter jane dhe skylight(fasada xhami ne tavan) te cilat i japin ambienteve dhe gjithe viles drite natyrale dhe panoramike diten dhe naten. Vila ka kete organizim: Kati 0: Sip.100m2 dhe ne gjysmen e saj arrin lartesine 5 metra. Garazh me 3 poste parkimi. Dhome teknike ku vendosen pajisjet e kondicionimit, pishines, etj. Kati 1: Hyrja ka nje sip. 148.5m2, ka verande si dhe nje pishine 33m2. Pjesa tjeter eshte e gjitha gjelberim. 1 Sallon ndenjeje i madh me fasade xhami me dere rreshqitese + kuzhina, ambient i ngrenies me fasade xhami dhe dere rreshqitese, nga 1 tualet me dritare, 1 dhome gjumi e madhe me tualet dhe fasade xhami me dere rreshqitese si dhe nje dhome te madhe lavanteri, hekurosjeje etj. Kur hyn ne kete kat ne krahe te djathte ndodhet garderoba dhe pasqyra. Kati 2: Sip.175.4m2 dhe nje verande 42m2. Sic e theksuam hyrja ne kat te 2 realizohet nga 2 shkalle te jashtme dhe 1 pale shkalle te brendshme te paperfunduara. 1 sallon i madh ndenjeje me fasade xhami dhe dere rreshqitese +kuzhine dhe ambient ngrenjeje. Ndodhen 3 dhoma gjumi, ku njera ka tualet brenda me ndricim natyral nga tavani dhe fasade xhami me dere rreshqitese per te dale ne ballkon. 1 tualet i perbashket ditor me drite natyrale nga siper dhe i kompletuar. E gjithe veranda e katit 2 rrethohet me mermer mbi te cilin montohen parapetat e xhamit rrethues. Vila eshte e ndertuar me materiale cilesore te garantuara. Pishina eshte e vendosur ne katin e 1, ne pjesen ballore te viles dhe ka privatesi te plote. Per me shume detaje ose nje vizite ne prone na kontaktoni.

Kontakto

Arben Gjergji

Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank

Raiffeisen bank

Rekomanduar

Apliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi

Analizë tregu

Shitje

Tregu në Tiranë

130 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi

Trend +49%

Kjo pronë

1 405 EUR/m²

-4% · Pak nën treg

Mediana lokale

1 461 EUR/m²

750 000 EUR medianë

Interval tipik

1 101-1 718

EUR/m² · 25-75%

1 0491 4091 768maj 26qer 26kor 26gus 26sht 26tet 26
Medianë EUR/m²117 mostra mujore
Bazuar në shpallje aktive me çmim dhe m². Nuk është çmim final shitjeje.Përditësuar 13 tet 2026

Të rekomanduara për ty