Shitet Vilë 4-Katëshe në Kodër Kamëz, Pranë Universitetit Bujqësor!

Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Ofrоhet për shitje një vilë 4-katëshe në Kodër Kamëz, pranë Universitetit Bujqësor, e pozicionuar në një zonë të qetë dhe me akses të mirë. Prona disponon 249 m² truall dhe 340.9 m² sipërfaqe ndërtimi, e organizuar në kat përdhe dhe tre kate banimi. Prona është e organizuar në mënyrë funksionale dhe përmban gjithsej 1 sallon, 1 sallon + kuzhinë në një ambient të përbashkët, 5 dhoma gjumi, 3 tualete dhe 3 ballkone, duke ofruar hapësira të bollshme dhe komode për një familje të madhe ose për një projekt investimi. Organizimi i pronës: -Kati përdhe – 74.5 m²: i konceptuar dhe i llogaritur për parkim. -Kati i parë – 86.8 m²: sallon, 2 dhoma gjumi, 1 tualet. -Kati i dytë – 89.8 m²: sallon dhe kuzhinë në një ambient të përbashkët, 1 dhomë gjumi, 1 tualet dhe 1 ballkon. -Kati i tretë – 89.8 m²: 2 dhoma gjumi, 1 tualet dhe 2 ballkon. E pozicionuar në Kodër Kamëz, pranë Universitetit Bujqësor, prona ndodhet në një zonë me zhvillim të vazhdueshëm dhe akses të mirë me akset kryesore rrugore dhe shërbimet e zonës. Vendndodhja e saj e bën këtë pronë një alternativë interesante si për rezidencë familjare, ashtu edhe për investim dhe zhvillim të mëtejshëm, falë sipërfaqeve të konsiderueshme dhe organizimit në disa kate. Prona ofron mundësi të shumta përdorimi dhe përshtatjeje sipas nevojave të blerësit, duke kombinuar hapësirat e banimit me mundësinë e parkimit në katin përdhe. Për më shumë informacion dhe për vizitë në pronë, na kontaktoni!
Kontakto
Klea Vefa
Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank
RekomanduarApliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi
Analizë tregu
ShitjeTregu në Tiranë
245 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Kjo pronë
762 EUR/m²
-62% · Nën medianën lokale
Mediana lokale
1 993 EUR/m²
650 000 EUR medianë
Interval tipik
1 432-2 357
EUR/m² · 25-75%





