SHITET VILE E BASHKELIDHUR, MONTCLAIR ZONE | MJULL - BATHORE

Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Në shitje vilë e bashkëlidhur, e pozicionuar në një nga komplekset rezidenciale më prestigjioze të zonës, Montclair Zone, në Mjull-Bathore. Vila ka një sipërfaqe totale ndërtimi prej 265.8 m² dhe shtrihet në një parcelë prej 155 m², e organizuar në tre nivele dhe e konceptuar për të ofruar hapësirë, funksionalitet dhe komfort maksimal për një familje. • Kati -1 | 62.9 m² Organizohet në korridor shpërndarës, ambient ndihmës, palestër dhe tualet. • Kati 0 | 98.2 m² Përfshin ambientin e ndenjes dhe ngrënies, korridorin shpërndarës, tualet dhe verandë të mbuluar, duke krijuar një hapësirë të përshtatshme për jetesë dhe momente familjare. • Kati 1 | 104.7 m² Organizohet në dhomë gjumi matrimoniale me tualet matrimonial, dy ballkone, dy dhoma gjumi të tjera dhe një tualet. Montclair Zone – Mjull-Bathore përfaqëson një adresë rezidenciale të kërkuar në juglindje të Tiranës, e përshtatshme për ata që vlerësojnë qetësinë, privatësinë, hapësirat e gjelbra dhe standardin e lartë të jetesës. Pozicionimi pranë TEG, Farkës dhe aksit Tiranë–Elbasan ofron një kombinim ideal mes jetesës në një ambient të qetë dhe aksesit të shpejtë drejt Tiranës. Zona karakterizohet nga zhvillime rezidenciale moderne dhe vila me arkitekturë bashkëkohore, duke e bërë këtë pronë një zgjedhje të shkëlqyer si për banim familjar, ashtu edhe për një investim afatgjatë.
Kontakto
Arlinda Kora
Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank
RekomanduarApliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi
Analizë tregu
ShitjeTregu në Tiranë
233 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Kjo pronë
2 000 EUR/m²
-5% · Pak nën treg
Mediana lokale
2 111 EUR/m²
540 000 EUR medianë
Interval tipik
1 548-2 369
EUR/m² · 25-75%





