SHITET VILE ELITARE ME PISHINE, VIJA E PARE, BLIN RESIDENCE, LIQENI I FARKES

VilëTiranë386 m²
Bild 1
1 / 5
Me marrëveshje

Kontaktoni shitësin për çmimin

Hartë / Karta

Duke kërkuar hartën...
Hap në Maps
Liqeni i Farkës, Tiranë, Tiranë

Fakte

Lloj i pronësVilë
Sipërfaqe386 m²
Dhoma3
AdresëLiqeni i Farkës, Tiranë, Tiranë
Çmimi
Me marrëveshje

Përshkrim

Vilë Individuale me Pishinë dhe Pamje të Hapur nga Liqeni – Blin Residence Ofrohet për shitje një vilë individuale e Tipit A, në vijë të parë, pjesë e kompleksit rezidencial Blin Residence, në zonën e Liqenit të Farkës. E pozicionuar në një nga pikat më të favorshme të rezidencës, prona dallohet për pamjen e drejtpërdrejtë dhe të pandërprerë drejt Liqenit të Farkës, duke krijuar një ambient të qetë dhe privat, si dhe duke i shtuar pronës potencial dhe vlerë afatgjatë. Vila A 33 shtrihet në tre nivele banimi dhe kombinon një koncept modern arkitektonik me ambiente të mëdha, funksionale dhe të ndriçuara natyralisht. Organizimi i pronës Kati 0 – 128 m² Ambient ndenjeje dhe ngrënieje Kuzhinë e veçuar Tualet Lavanderi Depo Verandë Pishinë private Oborr i gjelbëruar Kati 1 – 108.5 m² 3 dhoma gjumi 2 tualet Ambient studio / zyrë Ballkon/lozhë Kati -1 – 75 m² Palester, verande, tualet, depo, Verandë me pamje panoramike nga liqeni Të dhënat e pronës Sipërfaqe totale ndërtimi: 322.4 m² Sipërfaqe parcele: 386 m² Sipërfaqe pishine: 28.8 m² Prona ndodhet brenda një komuniteti rezidencial të organizuar, duke ofruar një kombinim të privatësisë, hapësirave të gjelbra dhe panoramës së liqenit, ndërkohë që ruan aksesin e përshtatshëm drejt Tiranës. Një alternativë e përshtatshme si rezidencë familjare, por edhe për ata që kërkojnë një pronë me karakter ekskluziv dhe perspektivë afatgjatë në zonën e Farkës. Për më shumë informacion dhe për të planifikuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.

Kontakto

Arlinda Kora

Analizë tregu

Shitje

Tregu në Tiranë

266 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi

Trend +21%

Mediana lokale

1 738 EUR/m²

650 000 EUR medianë

Interval tipik

1 281-2 245

EUR/m² · 25-75%

Aktivitet

23

shpallje të reja në 30 ditë

1 3731 7862 199maj 26qer 26kor 26gus 26sht 26tet 26
Medianë EUR/m²245 mostra mujore
Bazuar në shpallje aktive me çmim dhe m². Nuk është çmim final shitjeje.Përditësuar 15 tet 2026

Të rekomanduara për ty