Shtëpi 322m2 në shitje në Lagjen e Gjelbërt

Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Shtëpia gjendet në Lagjen e Gjelbërt, e pozicionuar afër parkut të Gërmisë. Kjo lagje rezidenciale, e ndërtuar nga kompania Lesna, ofron një ambient të qetë, privatësi dhe ajër të pastër. Shtëpia është e tipit F, me sipërfaqe banimi prej 322m², e ndërtuar në një parcelë prej 2.4 ari. Organizimi funksional shtrihet në tri nivele – përdhesë, kati i parë dhe kati i dytë – duke ofruar hapësira të bollshme dhe komoditet maksimal për një jetesë cilësore. Shtëpia shitet në fazën e ndërtimit që shihet në foto, ku investitori do të realizojë vetëm nivelizimin e hapësirave. Të gjitha punimet e tjera të brendshme mbeten të realizohen nga blerësi, duke i ofruar mundësinë që ta përfundojë dhe të bëj planifikimin e hapsirave sipas preferencave, nevojave dhe stilit të tij personal. Shtëpia a këtë renditje: Përdhesa: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Tualet | 1 Garazhë Kati i I-rë: | 3 Dhoma gjumi | 1 Banjo | 1 Tualet | 1 Ballkon Kati i II-të: | 1 Dhomë ndenje | 1 Dhomë gjumi (Master Bedroom) | 1 Banjo (në Master Bedroom) | 1 Garderobë | 1 Ballkon
Kontakto
Shqiprim Pllana
Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank
RekomanduarApliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi
Analizë tregu
ShitjeTregu në Prishtinë
78 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Kjo pronë
1 099 EUR/m²
-18% · Nën medianën lokale
Mediana lokale
1 345 EUR/m²
427 000 EUR medianë
Interval tipik
1 047-1 700
EUR/m² · 25-75%





