Shtëpi 692.80m2 në shitje në lagjen Velania

VilëPrishtinë693
Bild 1
1 / 5

Hartë / Karta

Duke kërkuar hartën...
Hap në Maps
Velania, Prishtinë

Fakte

Lloj i pronësVilë
Sipërfaqe693 m²
Dhoma10
AdresëVelania, Prishtinë
Çmimi
0 €

Përshkrim

Shtëpia gjendet në lagjen Velania, një nga zonat më të qeta dhe prestigjioze të Prishtinës. Prona ka një sipërfaqe totale prej 692.8m², e ndërtuar në 3 ari truall, dhe ofron hapësirë të bollshme, funksionale dhe komode për banim familjar, si dhe mundësi për zhvillim të aktivitetit afarist.Shtëpia është e organizuar në mënyrë funksionale, ku bodrumi me sipërfaqe prej 112.95m2 përfshin një garazh dhe një dhomë teknike. Përdhesa ka gjithsej 132.58m2, prej të cilave 48.99m2 janë të dedikuara për hapësirë afariste, ndërsa 83.59m2 për banim. Tre katet e tjera kanë nga 149.09m2 secili, tërësisht të dedikuara për banim, duke ofruar hapësira të mëdha dhe të përshtatshme për nevojat e një familjeje.Prona ka një lokacion strategjik, me qasje të lehtë në rrugët kryesore që lidhen me qendrën e qytetit, si dhe me Parkun e Taukbahqes. Pozita e saj kombinon qetësinë e lagjes me afërsinë ndaj pjesëve kryesore të Prishtinës, duke e bërë një zgjedhje të përshtatshme si për banim ashtu edhe për përdorim afarist.Shtëpia është e orientuar nga lindja, duke mundësuar ndriçim të bollshëm natyral gjatë ditës. Brenda është e renovuar dhe e mirëmbajtur, duke ofruar ambiente funksionale, komode dhe të gatshme për banim të menjëhershëm.Prona është e pajisur me ngrohje qendrore me energji elektrike dhe pelet, duke ofruar fleksibilitet në përzgjedhjen e mënyrës së ngrohjes gjatë sezonit të ftohtë.Kjo pronë përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për familje që kërkojnë një shtëpi të madhe, të renovuar dhe funksionale, me hapësirë afariste, garazh dhe sipërfaqe të konsiderueshme banimi, në një nga zonat më të kërkuara dhe prestigjioze të Prishtinës. Shtëpia ka këtë renditje: Bodrumi: | 2 Dhoma teknike | 1 Garazhë Përdhesa: | 1 Dhomë ndenje | 1 Tualet Kati 1-rë | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë | 3 Dhoma gjumi | 1 Banjo | 3 Ballkona Kati 2-të | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë | 3 Dhoma gjumi (1 Master Bedroom) | 2 Banjo (njëra në Master Bedroom) | 3 Ballkona Kati 3-të | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë | 4 Dhoma gjumi (1 Master Bedroom) | 2 Banjo (njëra në Master Bedroom) | 3 Ballkona Kati 4-të | 1 Terasë 75m2

Kontakto

Barlet Bajra

Analizë tregu

Shitje

Tregu në Prishtinë

18 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi

Trend +10%

Mediana lokale

899 EUR/m²

487 500 EUR medianë

Interval tipik

750-996

EUR/m² · 25-75%

Aktivitet

0

shpallje të reja në 30 ditë

747839930pri 26maj 26qer 26kor 26gus 26sht 26
Medianë EUR/m²16 mostra mujore
Bazuar në shpallje aktive me çmim dhe m². Nuk është çmim final shitjeje.Përditësuar 8 korr 2026

Të rekomanduara për ty