Shtëpi Ekskluzive në SHITJE me Qira Aktive – Fshati Ndërkombëtar, Prishtinë

Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Ofrohet për SHITJE një shtëpi ekskluzive në Fshatin Ndërkombëtar, në Rrugën Nekibe Kelmendi, një nga zonat më të kompletuara të banimit në Prishtinë. Shtëpia e Tipit A ka sipërfaqe prej 425 m² dhe truall prej 8 ari, me organizim funksional në disa nivele dhe me standard të lartë ndërtimi. Lokacioni: Rr. Nekibe Kelmendi, Fshati Ndërkombëtar – Prishtinë Sipërfaqe e shtëpisë: 425 m² (Tipi A) Sipërfaqe e truallit: 8 ari Shtëpia ka këtë organizim: Podrumi:Dhomë ndeje me kuzhinë dhe trapezari të ndarëBallkon XXL me dalje direkte në oborr1 WCDepo e madhe Përdhesa:Dhomë ndeje me kuzhinëGarazh për një veturë Kati i parë:2 dhoma gjumi1 suitë me garderobë të veçantë dhe banjo privateLavanderi Kati i dytë:2 dhoma gjumi1 banjo Shtëpia posedon sistem ngrohjeje gjeotermike, i cili ofron efikasitet të lartë dhe shpenzime minimale. Ndërtimi cilësor, planimetria funksionale dhe ambienti i kompletuar i lagjes ofrojnë kushte të përshtatshme për një jetesë komode dhe të sigurt. Fshati Ndërkombëtar ofron standarde të larta të jetesës dhe një sërë shërbimesh e hapësirash rekreative për banorët, përfshirë siguri 24/7, sistem të shuarjes së zjarrit, fushë futbolli, basketbolli dhe tenisi, park të përbashkët, kënd lojërash për fëmijë, hapësirë për takime të banorëve, pishinë gjysmë-olimpike dhe shtigje për vrapim e rekreacion. Çmimi: 1,170,000 € Shtëpia është e lëshuar me qira për një ndërkombëtar dhe aktualisht gjeneron të hyra neto prej 3,300 € në muaj, duke e bërë pronën një mundësi të përshtatshme edhe për investim me qira aktive. Një mundësi e veçantë për investim në një nga komplekset rezidenciale më të kompletuara të Prishtinës, me standard të lartë jetese, infrastrukturë të pasur dhe të hyra të rregullta mujore nga qiraja.
Kontakto
Tramp Kapital
Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank
RekomanduarApliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi
Analizë tregu
ShitjeTregu në Prishtinë
55 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Kjo pronë
2 753 EUR/m²
+147% · Mbi medianën lokale
Mediana lokale
1 114 EUR/m²
439 000 EUR medianë
Interval tipik
977-1 380
EUR/m² · 25-75%





