Shtëpi me 4 dhoma gjumi me qira në lagjen Arbëria – Dragodan

VilëPrishtinë300
Bild 1
1 / 5
1 900 EUR/muaj

Hartë / Karta

Duke kërkuar hartën...
Hap në Maps
Arbëria, Prishtinë

Fakte

Lloj i pronësVilë
Sipërfaqe300 m²
Dhoma4
AdresëArbëria, Prishtinë
Çmimi
1 900 €/muaj

Përshkrim

Shtëpia gjendet në lagjen Arbëria, afër zonës së bazës së KFOR-it. Ka një pozitë shumë të mirë në këtë pjesë të lagjes, pasi ndodhet shumë afër Minimax-it, Parkut të Arbërisë dhe bazës së KFOR-it. Veçori e kësaj zone është se ofron një ambient shumë të qetë, të sigurt dhe të përshtatshëm për banim.Shtëpia shtrihet në një truall prej 4 ari, ndërsa ka sipërfaqe banimi prej 300 m². Ajo posedon sistem alarmi për siguri, dyer dhe dritare moderne me cilësi të lartë, parket cilësor, sanitari ekstra cilësor, si dhe ngrohje qendrore me pompë termike. Një nga veçoritë kryesore të kësaj prone është oborri i saj shumë i mirë, me gjelbërim të mirëmbajtur, i cili ofron hapësirë të mjaftueshme për relaks dhe aktivitete familjare. Shtëpia po ashtu posedon dy veranda, të cilat krijojnë një ambient të këndshëm për qëndrim gjatë stinëve të ngrohta. Oborri është i rrethuar dhe i mirëmbajtur, duke ofruar privatësi dhe siguri maksimale për banorët. Orientimi i shtëpisë është Lindje–Jug–Perëndim, duke siguruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Shtëpia ka këtë renditje: -Kati përdhesë: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Banjo | 1 Dhoma gjumi | 1 Garazhë -Kati i parë | 3 Dhoma ndenje | 1 Utilit | 1 Depo | 1 Banjo | 2 Ballkona

Kontakto

Shqiprim Pllana

Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank

Raiffeisen bank

Rekomanduar

Apliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi

Analizë tregu

Qira

Tregu në Prishtinë

61 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi

Trend -14%

Kjo pronë

6 EUR/m²/muaj

-14% · Nën medianën lokale

Mediana lokale

7 EUR/m²/muaj

1 800 EUR/muaj medianë

Interval tipik

5-8

EUR/m²/muaj · 25-75%

578pri 26maj 26qer 26kor 26gus 26sht 26
Medianë EUR/m²/muaj56 mostra mujore
Bazuar në shpallje aktive me çmim dhe m². Nuk është çmim final shitjeje.Përditësuar 3 sht 2026

Të rekomanduara për ty