Shtëpi në shitje 275.09m² në lagjen Evergreen Valleys

VilëPrishtinë275
Bild 1
1 / 5
Me marrëveshje

Kontaktoni shitësin për çmimin

Hartë / Karta

Duke kërkuar hartën...
Hap në Maps
Shitje 275.09m² në Lagjen Evergreen Valleys, Prishtinë

Fakte

Lloj i pronësVilë
Sipërfaqe275 m²
AdresëShitje 275.09m² në Lagjen Evergreen Valleys, Prishtinë
Çmimi
Me marrëveshje

Përshkrim

Shtëpi në shitje 275.09m² Modeli 2, në lagjen Evergreen Valleys. Lagjja më e re Evergreen Valleys e cila më saktësisht ndodhet te fusha e sportit në Mati 1. Lagje e cila nuk ndërton thjeshtë shtëpi por krijon një përvojë të rafinuar të jetës, ku luksi modern, qëndrueshmëria dhe qetësia bashkohen në harmoni. E vendosur në një peisazh të qetë dhe të rethuar nga gjelbërimi. Evergreen Valleys ofron një strehë private larg zhurmës së qytetit, por vetëm disa minuta larg nga qendra e tij e gjallë. Shijoni më të mirën e të dyja botave, qetësi ekskluzive me lidhje të lehtë dhe të shpejtë me qytetin. Siguria, sofistikimi dhe ekskluziviteti e përcaktojnë lagjen tonë. Me mbikeqyrje 24/7, dhe ambient privatë. Evergreen Valleys siguron që shtëpia juaj të mos jetë thjeshtë një vend për të jetuar, por një simbol prestigj. E vendosur në një kodër me pjerrtësi të lehtë, lagjja jonë është projektuar me kujdes me një plan urbanistik të ngjajshëm me shkallët, duke siguruar që çdo shtëpi të gëzoj një pamje pa pengesë. Ky simbol unikë i ofron privatësi dhe mjedis piktoresk. Me më shumë se 80 shtëpi, çdo vendbanim është i ndarë në mënyrë strategjike për të krijuar një ndjenjë të izolimit dhe qetësisë. Modeli 2 i shtëpisë ka sipërfaqe të brendshme 275.09m², me këtë renditje: në katin përdhesë:1 dhomë familjare, minibar dhe argëtim, 1 banjo, dhomën e fitnesit, pishinë dhe SPA. Në katin e 1-rë: 1 dhomë dite, 1 kuzhinë,1 tryezari, 1 tualet + garderobë, tarracën e mbuluar dhe garazhë me qasje direktet për një makinë (parking i mbuluar), ndërsa në katin e 2-të: 3 dhoma gjumi ku njëra nga to është e tipit master bedroom, banjo me dush dhe vaskë të veçantë si dhe 1 galeri të hapur. Shtëpia ka gjithashtu edhe dy vendparkime pranë shtëpisë. Organizoni momente të paharrueshme në Modelin 2 me një pishinë personale, oborr të gjerë me dizajn Japonez. Ky dizajn modern krijon hapësirën ideale për të pritur miq dhe të afërm, duke siguruar rehati dhe komoditet për të gjithë. Matrialet e ndërtimit janë: Kontroll Klimatik me Efikasitet të Lartë (HVAC) - NIBE, Dritare & Mbulesa me Performancë të Lartë - Alumil, Inovacion në Dizajnin e Banjove - Geberit, Instalimet elektrike - Legrand, Kolektorë Inteligjent të Ujit për Qëndrueshmëri - Tiemme, Elegancë e Përjetshme & Qëndrueshmëri - Astra Porcelain, Natyrë & Inovacion | Parket - ter Hürne Hywood. Shtëpia shitet me çmim sipas marrëveshjes.

Kontakto

Anem Agent

Analizë tregu

Shitje

Tregu në Prishtinë

74 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi

Trend +7%

Mediana lokale

1 382 EUR/m²

392 500 EUR medianë

Interval tipik

1 121-1 738

EUR/m² · 25-75%

Aktivitet

11

shpallje të reja në 30 ditë

1 2531 6332 012pri 26maj 26qer 26kor 26gus 26sht 26
Medianë EUR/m²71 mostra mujore
Bazuar në shpallje aktive me çmim dhe m². Nuk është çmim final shitjeje.Përditësuar 3 sht 2026

Të rekomanduara për ty