Shtëpi në shitje 700m² në Marigona Residence

Kontaktoni shitësin për çmimin
Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Shtëpia gjendet në Marigona Residence me hapësirë prej 700m² dhe shtrihet në një truall prej 10 ari. Shtëpia ka këtë renditje, në përdhesë: dhomë dite, këndi i tryezarisë, 2 kuzhina të ndara, dhomë gjumi me banjo, WC dhe garazhë. Në kat gjinden: 3 dhoma gjumi (njëra master bedroom) dhe 1 banjo. Bodrumi është konceptuar si një hapësirë funksionale dhe relaksuese, duke përfshirë një ambient fitnesi, 1 dhomë ndenjeje komode, saunë për momente qetësie, depo praktike si dhe 1 banjo. Shtëpia karakterizohet nga një interier luksoz me dizajn modern ku ofron edhe pishinë verore. Prona gëzon një pozicion të favorshëm në lagje, me qasje të lehtë dhe afërsi të plotë me të gjitha funksionet sociale dhe elementare të jetesës, përfshirë shërbimet kryesore brenda Çarshisë. Çmimi i shitjes është sipas marrëveshjes.
Kontakto
Gresa Berisha
Analizë tregu
ShitjeTregu në Prishtinë
17 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Mediana lokale
877 EUR/m²
480 000 EUR medianë
Interval tipik
750-983
EUR/m² · 25-75%
Aktivitet
0
shpallje të reja në 30 ditë
