Shtëpi-Rezidencë 750m2 me qira në lagjen Marigona Hill

VilëPrishtinë750
Bild 1
1 / 5
5 000 EUR/muaj

Hartë / Karta

Duke kërkuar hartën...
Hap në Maps
Marigona Hill, Prishtinë

Fakte

Lloj i pronësVilë
Sipërfaqe750 m²
Dhoma4
AdresëMarigona Hill, Prishtinë
Çmimi
5 000 €/muaj

Përshkrim

Shtëpia gjendet në një nga lagjet më ekskluzive dhe të sigurta të Prishtinës, Marigona Hill. Kjo rezidencë unike që përfaqëson luksin, hapësirën dhe komoditetin në nivel të lartë shtrihet në një sipërfaqe banimi prej 750 m², e vendosur në 10 ari truall, me pishinë, duke ofruar privatësi të plotë dhe një stil jetese elitar. Shtëpia dallohet nga shtëpitë tjera për arkitekturën moderne dhe funksionalitetin e saj të avancuar. Bodrumi i dedikuar për fitnes dhe saunë e shndërron këtë shtëpi në një ambient të mirëfilltë relaksimi dhe mirëqenieje. Rezidenca ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit, duke i dhënë mundësi pronarit të ardhshëm që të personalizojë interierin dhe inventarin sipas shijes dhe stilit personal, duke krijuar një shtëpi vërtet unike. Falë orientimit perfekt lindje–jug–perëndim, rezidenca përfiton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Dritaret e mëdha panoramike sigurojnë dritë maksimale dhe lidhje harmonike mes hapësirave të brendshme dhe atyre të jashtme. Ngrohja është me pompë termike nën dysheme, teknologji moderne që garanton rehati maksimale dhe efikasitet energjetik gjatë gjithë vitit. Kjo pronë është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë rezidencë luksoze, privatësi absolute dhe standard të lartë jetese, në një lokacion premium. Shtëpia ka këtë renditje: - Sutereni: | 1 Hapësire ndenje | 1 Fitnes me Sauna | 1 Depo | 1 Lavanderi | 1 Dhomë teknike - Kati përdhese: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhine me tryezari | 1 Dhomë pritje | 1 Tualet - Kati i 1-rë: | 3 dhoma gjumi (2 master bedroom) | 1 Zyre | 1 Dhomë pushimi | 3 Banjo (2 në master bedroom) | 2 Ballkona

Kontakto

Petrit Kastrati

Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank

Raiffeisen bank

Rekomanduar

Apliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi

Analizë tregu

Qira

Tregu në Prishtinë

6 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi

Trend -

Kjo pronë

7 EUR/m²/muaj

+17% · Mbi medianën lokale

Mediana lokale

6 EUR/m²/muaj

3 650 EUR/muaj medianë

Interval tipik

5-6

EUR/m²/muaj · 25-75%

Nuk ka ende mjaftueshëm muaj me të dhëna për trend të qëndrueshëm.
Bazuar në shpallje aktive me çmim dhe m². Nuk është çmim final shitjeje.Përditësuar 2 korr 2026

Të rekomanduara për ty