Super Vilë 3-Katëshe për Shitje në Plazh, Durrës – Pranë Rrotës së Kuqe

Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Ofrohet për shitje një vilë elegante dhe moderne në zonën e Plazhit të Durrësit, pranë Rrotës së Kuqe, vetëm 300 metra nga deti. Prona ndodhet në një pozicion shumë të favorshëm, me akses të lehtë dhe infrastrukturë të zhvilluar, duke ofruar privatësi, komoditet dhe standard të lartë jetese. Vila disponon sipërfaqe trualli prej 342 m² dhe organizohet në tre nivele: • Sipërfaqe trualli: 342 m² • Kati përdhe: 136 m² • Kati i dytë: 136 m² • Papafingo: 120 m² Dy katet e para te mobiluara totalisht organizohen në: • Dhomë ndenjeje • Kuzhinë të veçuar • 3 dhoma gjumi • 1 tualet me ajrim dhe ndriçim natyral Papafingoja organizohet në: • Dhomë të madhe ndenjeje • 2 dhoma gjumi • 2 tualete me ajrim dhe ndriçim natyral • Aktualisht në fazë të papërfunduar, duke ofruar mundësi personalizimi sipas preferencës së blerësit. Çdo kat disponon ballkonin e tij individual dhe shkallë të jashtme, duke krijuar mundësi ideale për ndarje dhe përdorim nga më shumë se një familje. Prona është investuar me standarde të larta ndërtimi dhe materiale premium, duke përfshirë: • Sistem kapot 10 cm për termoizolim dhe izolim akustik • Sistem qendror Chiller Vaillant për ngrohje dhe ftohje në çdo ambient • Sistem survejimi me kamera • Sistem filtrimi uji dhe furnizim të dedikuar për çdo kat • Sistem drenazhimi për ujërat e shiut • Çati me membranë, termoizolim me polisterol dhe lesh xhami, tjegulla cilësore dhe dritare suedeze dopio-xham • Dyer dhe dritare plastike me xham triplex dhe izolim akustik • Jacuzzi me hidromasazh në oborr • Portë kryesore me motor elektrik • Mobilim cilësor dhe elektroshtepiake të markave të njohura si Miele dhe Ariston Oborri i jashtëm ofron hapësirë të bollshme për parkimin e më shumë se 3 automjeteve, si dhe ambiente të dedikuara për gjelbërim ose relaks sipas dëshirës. Kjo vilë përfaqëson një zgjedhje ideale për banim familjar pranë detit, duke kombinuar luksin, qetësinë dhe privatësinë. Njëkohësisht, prona paraqet potencial të lartë investimi për qiradhënie ditore në platforma si Booking dhe Airbnb. Për më shumë informacion ose vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.
Kontakto
Century 21 Atlantic
Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank
RekomanduarApliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi
Analizë tregu
ShitjeTregu në Durrës
95 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Kjo pronë
1 170 EUR/m²
+5% · Pak mbi treg
Mediana lokale
1 111 EUR/m²
376 200 EUR medianë
Interval tipik
622-1 674
EUR/m² · 25-75%





