Vilë 3-Katëshe për Shitje në Babrru

Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Në një zonë të qetë me shtëpi private dhe akses të menjëhershëm në Unazën e Madhe, ofrohet për shitje kjo vilë trekatëshe me sipërfaqe totale 357 m² ndërtim dhe 500 m² truall. Prona është ideale si për jetesë familjare ashtu edhe për investim afatgjatë, duke kombinuar komoditetin, privatësinë dhe funksionalitetin. Vila është e ndarë në tre kate teknike. Kati i parë aktualisht shërben si garazh dhe hapësirë magazinimi, por mund të përshtatet lehtësisht në ambient banimi, sipas projektit fillestar. Kati i dytë është i dhënë me qira, me mundësi që kontrata të vazhdojë ose hapësira të bashkohet me katin e tretë sipas dëshirës së blerësit. Kati i tretë përbën pjesën kryesore të banimit dhe është rinovuar plotësisht në vitin 2024 me arredim bashkëkohor, punime cilësore dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. -Vetëm një minutë nga rrethrrotullimi i Babrrusë dhe 4-5 minuta nga Unaza e Madhe, me akses të shpejtë drejt çdo pjese të qytetit. Një mundësi shumë e mirë për ata që kërkojnë një shtëpi komode, me hapësira të bollshme, oborr të madh dhe potencial të lartë investimi. Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Kontakto
Geldi Tagani
Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank
RekomanduarApliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi
Analizë tregu
ShitjeTregu në Tiranë
264 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Kjo pronë
1 457 EUR/m²
-24% · Nën medianën lokale
Mediana lokale
1 919 EUR/m²
641 279 EUR medianë
Interval tipik
1 273-2 337
EUR/m² · 25-75%





