Vilë Ekskluzive për Shitje në Liqeni i Farkës . Elegancë, Hapësirë dhe Privatësi Absolute!

Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Në një nga zonat më të kërkuara dhe elitare të Tiranës, brenda një kompleksi rezidencial modern me vetëm 10 vila, ofrohet për shitje një vilë unike me arkitekturë bashkëkohore dhe standarde të larta ndërtimi, me pamje të hapur dhe panoramike nga Liqeni i Farkës. Koncepti Arkitektonik Kati përdhe karakterizohet nga një lartësi mbresëlënëse prej 5 metrash, duke krijuar një ambient imponues me ndjesi galerie. Vetratat panoramike 3.8 metra lejojnë depërtim maksimal të dritës natyrale dhe krijojnë lidhje të drejtpërdrejtë me natyrën përreth. Një nga elementët më të veçantë të pronës është fakti që edhe kati nëntokë përfiton ndriçim natyral, duke e kthyer atë në një hapësirë të plotë funksionale dhe jo thjesht shërbimi. Organizimi i Sipërfaqeve Sipërfaqe Ndërtimi: 344.3 Sipërfaqe Parcele : 466.7 Kati Nëntokë – 108.1 m² (me ndriçim natyral) Kati Përdhe – 88.9 m² (lartësi 5 m) Kati i Parë – 90.3 m² Verandë – 57 m² Pishinë & Jacuzzi – 32 m² Parkim Privat – 40 m² Ekskluzivitet & Lifestyle Kompleks me vetëm 10 vila Pamje e hapur nga liqeni Arkitekturë bashkëkohore me linja të pastra Privatësi dhe siguri maksimale Ambient wellness me pishinë & jacuzzi Kjo pronë është projektuar për individë që kërkojnë volum, dritë, elegancë dhe një adresë prestigjioze. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë , na kontaktoni.
Kontakto
Jonida Zerba
Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank
RekomanduarApliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi
Analizë tregu
ShitjeTregu në Tiranë
248 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Kjo pronë
2 246 EUR/m²
+11% · Mbi medianën lokale
Mediana lokale
2 017 EUR/m²
630 055 EUR medianë
Interval tipik
1 437-2 401
EUR/m² · 25-75%





