Vilë Luksoze Individuale në Gjirin e Lalzit – San Pietro Resort

Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Imagjinoni një vilë luksoze buzë detit në zemër të San Pietro Resort, pikërisht në zonën e tij Premium pranë hotelit prestigjioz Meliá 5★ – aty ku luksi takon bregdetin. Kjo rezidencë ekskluzive shtrihet në një sipërfaqe ndërtimi prej 233.9 m² të organizuar në dy kate elegante. Përbëhet nga 4 dhoma gjumi komode (secila me tualetin e vet privat), një dhomë lavanderie, hapësirë depoje dhe një sallon me oxhak për mbrëmje të ngrohta familjare. Po ashtu, vila gëzon një verandë të këndshme dhe një oborr privat prej 600 m² me gjelbërim, ku shtrihet pishina personale (8.5 m x 4 m) – këndi ideal për t’u freskuar gjatë verës. Rezidenca disponon gjithashtu parkim të dedikuar për automjete, duke ofruar prakticitet dhe siguri shtesë. Avantazhet e Zonës Premium • Hyrje e veçantë dhe e kontrolluar – siguri dhe privatësi e lartë • Zonë rezidenciale pa automjete – e sigurt dhe ideale për fëmijët dhe familjet • Ndërtim me standarde superiore – cilësi dhe komoditet maksimal në çdo detaj • Akses ekskluziv dhe 15% zbritje në SPA, restorantet dhe facilitetet e hotelit Meliá 5★ Çdo vilë disponon certifikatën e pronësisë dhe është gati për banim. Çmimet fillojnë nga 1,100,000 € për vilat e rreshtave 6–8. San Pietro është më shumë se një rezidencë luksoze – përfaqëson një stil jetese mesdhetar të mirëfilltë, ku deti, gjelbërimi, qetësia dhe cilësia ndërthuren në mënyrë të përkryer. Ejani dhe bëhuni pjesë e këtij komuniteti ekskluziv bregdetar, ku ëndrra për një shtëpi luksoze buzë detit bëhet realitet!
Kontakto
Shqiprim Pllana
Analizë tregu
ShitjeTregu në Prishtinë
59 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Mediana lokale
1 471 EUR/m²
365 000 EUR medianë
Interval tipik
1 250-1 750
EUR/m² · 25-75%
Aktivitet
7
shpallje të reja në 30 ditë
