VILE LUKSOZE ME PISHINE PER QIRA PRANE LIQENIT TE FARKES!

VilëTiranë500 m²
Bild 1
1 / 5
4 000 EUR/muaj

Hartë / Karta

Duke kërkuar hartën...
Hap në Maps
Liqeni Farkes, Tiranë, Tiranë

Fakte

Lloj i pronësVilë
Sipërfaqe500 m²
Dhoma4
AdresëLiqeni Farkes, Tiranë, Tiranë
Çmimi
4 000 €/muaj

Përshkrim

Vilë Super Luksoze me Qira pranë Liqenit të Farkës Në një nga zonat më elitare dhe të qeta të Tiranës, pranë Liqenit të Farkës, ofrohet për qira kjo vilë super luksoze, e cila kombinon në mënyrë perfekte elegancën, komoditetin dhe privatësinë. Një pronë unike, e projektuar nga arkitekt dhe e mobiluar me standardet më të larta, ideale për familje ose individë që kërkojnë një stil jetese ekskluziv. Vila është e organizuar në 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, me ambiente të menduara në çdo detaj. Që në hyrje të pronës ju mirëpret një oborr i sistemuar, ku mund të parkohen lehtësisht 2–3 automjete. Ambienti i jashtëm përfshin një pishinë private, të rrethuar me gjelbërim, si dhe një verandë relaksuese, ideale për momente çlodhjeje dhe kohë cilësore me familjen apo miqtë. Kati nëntokë * Dhomë gjumi me garderobë të veçuar (walk-in closet) * Ambient wellness me xhakuzi dhe saunë Kati përdhe * Sallon i bollshëm me oxhak * Kuzhinë e veçuar me tavan xhami, që ofron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe pamje magjepsëse të qiellit me yje gjatë natës * Tualet për miqtë E gjithë vila është projektuar nga arkitekt dhe është plotësisht e mobiluar me mobilim premium, duke reflektuar luks, cilësi dhe funksionalitet në çdo ambient. Kati i dytë * Dy dhoma gjumi, secila me dalje në ballkon privat * Një tualet Kati i tretë * Studio multifunksionale * Ambient i dedikuar për lexim ose punë * Verandë e bollshme me pamje të lirë, që ofron privatësi maksimale, qetësi absolute dhe ajër të pastër Një nga avantazhet më të mëdha të kësaj prone është se vila nuk ka qenë e banuar më parë, duke i dhënë qiramarrësit mundësinë të jetë banori i saj i parë. Çmimi i publikuar është NETO. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni.

Kontakto

Xhuliano Tola

Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank

Raiffeisen bank

Rekomanduar

Apliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi

Analizë tregu

Qira

Tregu në Tiranë

77 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi

Trend +40%

Kjo pronë

8 EUR/m²/muaj

+14% · Mbi medianën lokale

Mediana lokale

7 EUR/m²/muaj

3 000 EUR/muaj medianë

Interval tipik

5-9

EUR/m²/muaj · 25-75%

468maj 26qer 26kor 26gus 26sht 26tet 26
Medianë EUR/m²/muaj67 mostra mujore
Bazuar në shpallje aktive me çmim dhe m². Nuk është çmim final shitjeje.Përditësuar 19 tet 2026

Të rekomanduara për ty