VILË LUKSOZE PËR SHITJE | LIQENI I THATË

VilëTiranë507 m²
Bild 1
1 / 5
Me marrëveshje

Kontaktoni shitësin për çmimin

Hartë / Karta

Duke kërkuar hartën...
Hap në Maps
Liqeni i Thatë, Tiranë, Tiranë

Fakte

Lloj i pronësVilë
Sipërfaqe507 m²
Dhoma4
AdresëLiqeni i Thatë, Tiranë, Tiranë
Çmimi
Me marrëveshje

Përshkrim

VILË LUKSOZE PËR SHITJE | LIQENI I THATË Një rezidencë e rrallë, e konceptuar për të ofruar elegancë, komoditet dhe privatësi, e pozicionuar në një nga rezidencat më prestigjioze të zonës së Liqenit të Thatë. Kjo vilë përfaqëson një standard të lartë jetese, ku arkitektura bashkëkohore, materialet cilësore, mobilimi luksoz dhe teknologjia Smart Home janë harmonizuar në çdo detaj. Sipërfaqe parcele: 406 m² Sipërfaqe totale e objektit: 336 m² Sipërfaqe e gjelbëruar: 48 m² Vila është e mobiluar me linjën premium Zebrano, e pranishme në elementë të ndryshëm të interierit, përfshirë kolltuqet, dhomat e gjumit, kuzhinën, abazhurët dhe detaje të tjera dekorative. Çdo element është përzgjedhur me kujdes për të krijuar një atmosferë elegante dhe koherente. ORGANIZIMI I VILËS Kati -1 | 91.53 m² Një hapësirë e dedikuar funksionalitetit dhe komoditetit, e organizuar në: - Garazh i mbyllur per 2 makina; - Lavanderi e pajisur me aparatura të nivelit të lartë për pastrim kimik - Dhomë gjumi dhe tualet për personelin e shërbimit Kati 0 Hapësira kryesore e jetesës, e konceptuar open-space: - Sallon ndenjeje - Kuzhinë e integruar me linjat e kuzhines Asko dhe Smeg - Tualet dite Kati 1 Zona e pushimit për familjen dhe miqtë: - Dy dhoma gjumi (1 Dhomë miqsh dhe 1 Dhomë fëmijësh) - Dy tualete Kati 2 Një suitë private e dedikuar dhomës matrimoniale: - Dhomë matrimoniale - Garderobë e gjerë - Tualet privat Një nga veçoritë më të bukura të vilës është se çdo kat ka dalje direkte në hapësirat e gjelbëruara dhe verandat, duke krijuar një lidhje të vazhdueshme mes ambienteve të brendshme dhe të jashtme. TEKNOLOGJI SMART & KOMODITET Vila është konceptuar për një stil jetese modern dhe praktik, ku sistemet kryesore kontrollohen në mënyrë Smart: - Ndriçimi - Ngrohja - Sistemi i vaditjes - Menaxhimi i ambienteve dhe funksioneve të ndryshme të banesës Në verandë ndodhet një gazebo elegante, e pajisur me furrë profesionale Josper, duke krijuar një ambient ideal për organizimin e darkave dhe momenteve të veçanta në natyrë. Dhomat janë të bollshme, me lartësi të konsiderueshme dhe me përmasa të komfortshme, ndërsa tualetet dhe të gjitha detajet e përfundimit janë realizuar me materiale dhe pajisje të një niveli të lartë cilësie. Kjo nuk është thjesht një vilë, por një rezidencë e kompletuar, ku çdo detaj është menduar për të ofruar një eksperiencë jetese premium — nga mobilimi dhe materialet, te teknologjia, hapësirat e gjelbra dhe ambientet e dedikuara për të shijuar kohën me familjen. Një pronë ekskluzive për ata që kërkojnë standard, privatësi dhe një adresë prestigjioze në Tiranë. Per vizita ne prone dhe me shume informacione na kontaktoni!

Kontakto

Desara Tafilaku

Analizë tregu

Shitje

Tregu në Tiranë

201 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi

Trend +29%

Mediana lokale

1 537 EUR/m²

700 000 EUR medianë

Interval tipik

1 162-2 109

EUR/m² · 25-75%

Aktivitet

18

shpallje të reja në 30 ditë

1 2561 5441 831maj 26qer 26kor 26gus 26sht 26tet 26
Medianë EUR/m²182 mostra mujore
Bazuar në shpallje aktive me çmim dhe m². Nuk është çmim final shitjeje.Përditësuar 15 tet 2026

Të rekomanduara për ty