Vilë Në Shitje në Gjirin e Lalzit, Durrës - 1.100.000€ | 415 m²

Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
VILË EKSKLUZIVE PRANË DETIT ADRIATIK Mes gjelbërimit dhe në një nga zonat më të preferuara pranë bregdetit të Adriatikut, prezantohet për shitje kjo vilë e jashtëzakonshme, e konceptuar për të ofruar privatësi, komfort dhe një stil jetese të rafinuar. E shtrirë në një sipërfaqe prej 415 m², vila shitet e mobiluar dhe ndodhet brenda një kompleksi rezidencial prestigjioz, me security dhe administrim të dedikuar, duke garantuar siguri dhe qetësi gjatë gjithë vitit. Prona organizohet në: 2 ambiente te medha ndenje 2 kuzhina 8 dhoma gjumi 7 tualete 3 veranda të bollshme Oborr privat me gjelbërim të mirëmbajtur Vila është e pajisur me termoizolim të jashtëm me sistem kapot, sistem kondicionimi në të gjitha dhomat, ambiente të mobiluara me kujdes, si dhe oxhak, duke e bërë pronën të përshtatshme për përdorim gjatë gjithë vitit. Hapësirat e jashtme të gjelbra dhe verandat e mëdha krijojnë një atmosferë ideale për relaks, darka verore dhe momente private me familjen apo miqtë, ndërsa prania e paneleve diellore dhe depozitës së ujit garanton më shumë autonomi dhe komfort. Gati për banim, kjo pronë përfaqëson një zgjedhje ideale për familje të mëdha që kërkojnë një rezidencë të kompletuar pranë detit, si për pushime dhe fundjava, ashtu edhe për një stil jetese të qetë gjatë gjithë vitit. 📑 Dokumentacion i rregullt hipotekor. Një vilë që kombinon hapësirën, privatësinë, komoditetin dhe elegancën, në një ambient ku natyra dhe deti Adriatik janë pjesë e përditshmërisë. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju ftojmë të na kontaktoni.
Kontakto
Arlinda Kora
Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank
RekomanduarApliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi
Analizë tregu
ShitjeTregu në Durrës
103 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Kjo pronë
2 651 EUR/m²
+170% · Mbi medianën lokale
Mediana lokale
982 EUR/m²
399 000 EUR medianë
Interval tipik
586-1 423
EUR/m² · 25-75%





