Vile per Shitje te OLEA RESIDENCE ne Dhermi

Kontaktoni shitësin për çmimin
Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Ofrojme për shitje vilë elegante 2-katëshe e pozicionuar në një nga rezidencat më ekskluzive të bregdetit Jon, Olea Residence në Drymades – Dhërmi. Pozicionimi strategjik brenda kompleksit garanton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe pamje të hapur, mahnitëse nga deti. Mundësi për ndërtim pishine private. Sipërfaqet: • Sipërfaqe bruto: 162.9 m² • Sipërfaqe banimi: 129.6 m² • Verandë: 21 m² • Ballkon: 12.3 m² • Sipërfaqe trualli: 313 m² Organizimi i brendshëm: • Sallon ndenjeje • Ambient gatimi i veçuar • 3 dhoma gjumi • 2 tualete Karakteristikat e rezidencës: Olea Residence është një projekt unik që ndërthur në mënyrë harmonike arkitekturën tradicionale me stilin modern. E vendosur mes ullinjve karakteristikë të zonës, rezidenca ofron: Privatësi të lartë Infrastrukturë të mirëorganizuar Gjelbërim dhe hapësira të sistemuara Parkim privat për çdo vilë Oborre individuale Akses në plazh privat Me një total prej 108 vilash dhe 42 apartamentesh, ky projekt përfaqëson një nga investimet më elitare në rivierën shqiptare, ideal si shtëpi pushimi apo investim afatgjatë. Një mundësi perfekte për të jetuar mes natyrës dhe luksit, me pamje të pakrahasueshme nga deti Jon. 📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni!
Kontakto
Astrit Ademi
Analizë tregu
ShitjeTregu në Vlorë
27 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Mediana lokale
4 566 EUR/m²
800 000 EUR medianë
Interval tipik
1 961-5 426
EUR/m² · 25-75%
Aktivitet
6
shpallje të reja në 30 ditë
