VILË PRANË LIQENIT TË FARKËS – LUKS, HAPËSIRË DHE PRIVATËSI!

VilëTiranë2 137 m²
Bild 1
1 / 5
2 750 EUR/muaj

Hartë / Karta

Duke kërkuar hartën...
Hap në Maps
Liqeni i Farkës, Tiranë, Tiranë

Fakte

Lloj i pronësVilë
Sipërfaqe2 137 m²
Dhoma4
AdresëLiqeni i Farkës, Tiranë, Tiranë
Çmimi
2 750 €/muaj

Përshkrim

VILË PRANË LIQENIT TË FARKËS – LUKS, HAPËSIRË DHE PRIVATËSI! Një rezidencë e jashtëzakonshme, ku eleganca, komoditeti dhe natyra ndërthuren në mënyrë perfekte! Në një nga zonat më të preferuara dhe më të qeta të Tiranës, pranë Liqenit të Farkës, prezantojmë këtë vilë prestigjioze, të projektuar për ata që vlerësojnë hapësirën, privatësinë dhe një standard të lartë jetese. Me 500 m² sipërfaqe ndërtimi dhe 2,137 m² sipërfaqe totale trualli, përfshirë kopshtin, kjo pronë ofron një kombinim të rrallë të ambienteve të bollshme, funksionalitetit dhe hapësirave të dedikuara për relaks e argëtim. ORGANIZIMI I VILËS KATI -1 | RELAKS & PRIVATËSI * Ambient i dedikuar bibliotekës, ideal për lexim dhe qetësi. * Sauna private për momente relaksi. * Vinotekë për koleksionin tuaj të verërave. * Një tualet. KATI 0 | ELEGANCË & MIKPRITJE * Sallon i bollshëm dhe ambient ndenjeje. * Ambient kuzhine i organizuar. * Një tualet. KATI 1 | KOMODITET & INTIMITET * Dhomë gjumi matrimoniale me tualet privat dhe garderobë të veçuar. * Dy dhoma të tjera gjumi. * Njëra prej dhomave disponon edhe hapësirë të dedikuar për punë ose studim. KATI 2 | HAPËSIRË & QETËSI * Dhomë gjumi në papafingo. * Verandë e madhe, ideale për relaks dhe momente të veçanta në ambient të hapur. * Ambient funksional për larjen dhe tharjen e rrobave. AMBIENTET E JASHTME – NJË OAZ PRIVAT Një nga vlerat më të veçanta të kësaj prone është hapësira e jashtme, e cila krijon mundësi të shumta për aktivitete familjare, çlodhje dhe argëtim. * Kopsht i gjerë privat. * Fushë basketbolli brenda pronës. * 3 poste parkimi. * Hapësira të bollshme për të shijuar jetesën në natyrë. NJË PRONË QË BËN DIFERENCËN! Kjo vilë nuk është thjesht një banesë luksoze, por një mënyrë jetese. Afërsia me Liqenin e Farkës, sipërfaqja e konsiderueshme e truallit, organizimi në katër nivele dhe ambientet e veçanta si sauna, biblioteka, vinoteka dhe fusha private e basketbollit e bëjnë këtë pronë një mundësi të rrallë në tregun imobiliar. Një rezidencë për ata që kërkojnë më shumë se një shtëpi: kërkojnë cilësi jetese, qetësi dhe ekskluzivitet. 📍 Liqeni i Farkës, Tiranë Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë private në pronë, na kontaktoni!

Kontakto

Eduart Dibra

Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank

Raiffeisen bank

Rekomanduar

Apliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi

Analizë tregu

Qira

Tregu në Tiranë

187 shpallje aktive · e njëjta kategori

Trend 0%

Kjo pronë

1 EUR/m²/muaj

-86% · Nën medianën lokale

Mediana lokale

7 EUR/m²/muaj

2 300 EUR/muaj medianë

Interval tipik

5-10

EUR/m²/muaj · 25-75%

689maj 26qer 26kor 26gus 26sht 26tet 26
Medianë EUR/m²/muaj169 mostra mujore
Bazuar në shpallje aktive me çmim dhe m². Nuk është çmim final shitjeje.Përditësuar 15 tet 2026

Të rekomanduara për ty