Vilë Unike me Pamje Deti në “Residenca Olea”, Dhërmi – ( 3+3, Oborr dhe Parkim )

Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Shitet Vilë Luksoze në Olea Residence, Dhërmi – Pamje Magjepsëse nga Deti 📐 Të dhënat e pronës: Sipërfaqja e truallit: 278.7 m² Sipërfaqja totale: 184.6 m² Sipërfaqja neto: 138.3m² Verandë: 33.7 m² Ballkone: 12.6 m² Vila eshte e projektuar ne 2 kate; 🏡 Organizimi: Kati përdhe; Sallon i bollshëm ndenjeje; Kuzhinë moderne; 1 tualete; Oborr relaksues perpara dhe mbrap viles Kati i parë; 3 dhoma gjumi; Ku 2 prej dhomave ofrojn pamje mahnitese te detit 2 ballkone 2 taulete ku njera eshte e posizionuar ne dhomen master ⭐ Karakteristika: Vila është investuar me kujdes në çdo detaj, duke filluar nga oborri i kuruar me gjelbërim të pasur në pjesën e përparme dhe të pasme, i kompletuar me dy ambiente relaksuese që krijojnë një atmosferë qetësie dhe privatësie. Kati përdhe ofron një organizim funksional dhe elegant, me një kuzhinë të veçuar të investuar me materiale dhe pajisje të cilësisë më të lartë. Ambienti i ndenjjes është i bollshëm dhe i ndriçuar natyralisht, duke ofruar një pamje mahnitëse të oborrit dhe të detit. Ky ambient plotësohet nga një oxhak që krijon ngrohtësi dhe komoditet gjatë gjithë vitit, si edhe nga një hapësirë e dedikuar për vinotekë. Në këtë kat ndodhet gjithashtu një tualet modern, ndërsa shkallët që lidhin katet janë projektuar për të përfituar maksimalisht nga drita natyrale. Në katin e parë ndodhen tre dhoma gjumi, dy prej të cilave ofrojnë një pamje panoramike dhe të papenguar mbi det, duke garantuar qetësi dhe relaks maksimal. Dhoma matrimoniale disponon tualet privat dhe ballkon, ndërsa dy dhomat e tjera shërbehen nga një tualet i përbashkët, i investuar me të njëjtin standard cilësor. Kjo vilë është kombinimi perfekt i luksit, privatësisë dhe natyrës, duke ofruar një stil jetese ekskluziv në zemër të Dhërmiut, me pamje spektakolare dhe komoditet maksimal në çdo detaj. 📞 Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Kontakto
Arbri Shapalaku
Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank
RekomanduarApliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi
Analizë tregu
ShitjeTregu në Vlorë
33 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Kjo pronë
8 108 EUR/m²
+107% · Mbi medianën lokale
Mediana lokale
3 921 EUR/m²
800 000 EUR medianë
Interval tipik
2 066-5 297
EUR/m² · 25-75%





